Fëmijët e Vlorës, në pasarelën e modës për fëmijë

732
Sigal

Mbrëmja e së martës ka ofruar një emocion të veçantë për fëmijët e qytetit të Vlorës dhe jo vetëm. Rreth 20 fëmijë të moshës nga 5 deri në 10 vjeç, janë ngjitur në pasarelën e ngritur enkas për të sfiluar veshjet për fëmijë të verës 2013. “Fëmijët në pasarelë” ka qenë shou i madh veror për fëmijë i organizuar nga kompania IDEA 2 GRUP në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe disa biznese të suksesshme në qytet. Dhjetëra fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre, kanë ndjekur për rreth 1 orë spektaklin e madh, i cili ka qenë krejt i veçantë në llojin e tij dhe në edicionin e tij të parë për qytetin e Vlorës. Administrator i kompanisë IDEA 2 GRUP, Gentian Canaj ka thënë për gazetën se, “edicioni i parë i këtij viti 2013, do të pasohet nga të tjera edicione sfilatash për fëmijë, ku e radhës do të jetë në Krishtlindje, fal kjo edhe bashkëpunimit me Bashkinë e Vlorës dhe bizneset e qytetit”. Fëmijët kanë sfiluar veshje të ndryshme, që nga fustane mbrëmjesh, veshje të përditshme e deri rrobat e banjës. Sipas Gilberta Selamaj, “puna me fëmijët ka qenë e lodhshme, por në fund prezantimi i tyre në pasarelë ka qenë i shkëlqyer dhe ata premtojnë shumë edhe për të ardhmen”. Shou i madh veror për fëmijë kanë një ndër veprimtaritë e shumta që bashkia e Vlorës ka organizuar gjatë sezonit veror 2013.