SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Bajram Begaj: Gëzuar 4 Korrikun! Mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik

45
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përcolli sot një urim për 4 Korrikun, 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në nderim të kësaj dite, Presidenti Begaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në platformën X shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.

“Gëzuar 4 Korrikun!

Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”.