Flamur Tartari/ Nuri Kastrati mjeku që mundi tuberkulozin

854
Qe te flasësh për mjekësinë shkrodane në vite duhen fletë tët tëra për t’u shkruar. Unë, sa kam patur mundësi, nëpërmjet hulumtimëve të mija kam thënë disa fjalë pas shëkrimit të librit të profesorit tonë Kadri KËRCIKUT të bërë pas vdekjes së kirurgut tonë të madh të dr. F. SHIROKËS ,të cilin ja dedikoj atij, unë personalisht ka përshkruar disa nga mjekët e vjetër shkranë në librat e mij si psh. Familjen Kaduku, S. Mborjen. B. Koplikun, Dh. Liton, B. Qallimin. A.Mehmetin,O. Hoxhën, F. Shirokën, J.Koliqin dhe disa të tjerë si dhe infermieren e shquar shkodrane Luçie Ndoja. Prandaj jam munduar që shkurt të paraqes edhe një mjek, që e tërë Shkodra e ka njohur me emrin mjeku i vegjëlisë por që edhe ka lënë shumë gjurme, duke mjekuar me qindra e mijra të sëmurë fëmijë e të rritur prandaj pvarësisht nga organizmat shtetërore që nuk e përmendin populli soran enuk e harron birin e tij. Ai së bashku me mjekun e shquar patollog ftiziatër Dhimitër Liton dhe personeli mjeksor shkodran, luftuan në kushte shumë të vështira tuberkulozin në qarkun e Shkodrës duke shëruar dhe përmirsuar me qindra e mijra të sëmurë. Megjithë punën e madhe të bërë në vite me shumë strese ai asnjëherë nuk e shkeli Betimin e Hipokratit në dobi të pacientit. 
Cili ishte Nuri Kastrati?
Nuri Hasan Kastrati, është lindur në qytetin e Shkodres me dt. 14.01.1918, këtu banoi e punoi për më të shumtën e karrirës së tij, deri sa ndërroi jetë, në dt. 11.08.1981. Ai u nda nga jeta shumë shpejt, duke mos permbushur kështu edhe detyrime, si ato familjare, ashtu edhe ato shoqërore, ku qyteti i lindjes e përcolli me nderim e përmallim, si qytetar i nderuar, në nderim për kontributet e tij, jo vetëm si nje mjek shembull i humanizmit të vërtetë, por edhe një psikolog që luftoi kundër sëmundjes së egër të tuberkulozit. Ai ishte jo vetem terapeutist, por edhe radiolog i zoti, por suksesi i tij mbeti në historinë e Medicinës si një luftëtar teknik me aparatin e Pneumotoraxit, të cilin e psrdori me mjaft mjeshtëri e teknikë efikase, në ngushtimin apo mbylljen e kavernës vdekjeprurëse, duke shënuar edhe numrin e sukseseve. Gjithashtu, në bazë të njohurive të fituara, shpesh here luajti edhe rolin e farmacistit, duke kombinuar pluhura kompleks në terapine kundër formave tuberkulare. Doktor Kastrati, në periudhat kur ka qenë student jashtë shteti, përveç një biblioteke të larmishme medicine kishte sjelle edhe dy aparate Pneumotoraxi të përmasave të ndryshme, të cilët për një periudhë mbi 25 vjeçare i vuri në dispozicion të jetëve të pacientëve, duke korrur kështu edhe suksesin ndaj semundjes. Ai shquhet edhe si kirurg kurajoz në ndërhyrjet operacionale të asaj periudhe, megjithë mangësite teknike që ekzistonin, por falë përvojës së shkelqyer te specialistëve më të vjetër që e mbështetën, ia doli mbanë. Një periudhe kohe të shkurter ai punoi edhe si mjek-biolog pranë Laboratorit të Analizave të Spitalit Civil Shkodër. Kontributet e tij kanë vijuar më tej edhe si metodist i specializuar i brezave të parë të infermierëve të Veriut, ku në shkollën e parë që funksionoi në Shkodër, për periudhat 1957-1960 ai ka dhënë disa lëndë si kirurgji, okulistikë, neurologji, otorinolaringologji.Gjatë viteve 1958-1959, ka punuar në Poliambulancen qendrore të Shkodrës, si radiolog për skopite e gjoksit, ku edhe aty ka dhënë kontribute të vlefshme, duke iu shërbyer pacientëve të shumte që prisnin në radhë të gjata për t’u diagnostikuar, me besimin e plotë që i dhuronin.
Dekorimet dhe njohës i gjuhëve të huaja
Për kontributet e dhëna, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë e ka dekoruar me Urdhërin e Punës të Klasit të III, me motivacionin “Për punë të ndërgjegjshme, të palodhur dhe të pandërprere gjate 10 vjetëve shërbimi në sektorin e shëndetësisë,” sipas Dekretit nr. 2825 të dt. 22.12.1958. Por erudicioni i këtij njeriu nuk ka njohur kufizime, pasi si një njohës e kritik i apasionuar i pikturës dhe penës shkodrane, ku edhe në këtë fushë la gjurmë me kompetencat që gëzonte. Aftësitë e tij shquheshin edhe në fushën linguistike, tek paralelizmat e dialektalizmave, por edhe në gjuhët e huaja që zotëronte në mënyrë perfekte, e konkretisht, italisht, frëngjisht, serbo-kroatisht e rusisht. Natyrisht, vizioni i këtij njeriu të kompletuar, nuk njeh kufizime, por përfshin fusha të ndryshme si muzika klasike e ajo moderne e vendit dhe e huaj,letërsia, sporti, duke veçuar futbollin, basketbollin e alpinizmin, dhe që me përfshirjen e mendimit per to ai fitoi respektin e bashkqytetarëve të tij. Ende sot, në qytetin e tij të lindjes përmendet me emërtimin : “Doktor Nuriu, ishte i gjithanshëm, jo vetëm doktor i zoti. Në çdo fushë jepte përgjigjen e saktë. Një bisede me të, natyrisht të linte mbresa. Por ai mbahet mend për njerezit e shumtë që ka shëruar, me të vetmin shpërblim prej tyre, urimin, duke mos u përfshirë në shpërblimin në lekë”. Ndoshta kjo risi, e ka evidentuar atë edhe tek shtresat më të varfëra që i mbështeti tërësisht. 
Martesa
Një pjesë e rëndësishme e jetës së mjekut Kastrati , është edhe njohja dhe martesa në vitin 1958 me zonjën e ardhur nga shteti greg, Mediha Kastrati, ku trashëguan dhe vajzën e tyre te vetme, Jalldyz. Zonja Kastrati, për rreth tre dekada ka punuar në profesionin edukatore në kopeshtet e fëmijëve të qytetit Shkodër. Dy bashkëshortët dhe vajza e tyre, janë evidentuar si model i mardhënieve të mira dhe i një jete të respektuar e të këndshme familiare. Endrra e Nuriut, ka qenë që vajza e tij të trashëgonte profesionin e mjekut, por përkundrazi, nga regjimi, asaj iu mohua kjo e drejtë, që të studionte, dhe pas 5 viteve vajza arriti të ishte studente, por jo në Degën e Mjekësisë. 
Nderimi pas vdekjes
Kanë kaluar më shumë se tre dekada që familja humbi të dashurin e saj, të afërmit, miqtë e shoket mikun besnik, mjekësia figurën e profesionalizmit e humanizmit, Shkodra birin e saj të nderuar. Përpara 10 viteve familja dhe të afërmit e doktor Nuriut, organizuan një ceremoni përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vdekjes. Për çudi, nga një ceremoni e thjeshtë, u shndërrua në një pjesëmarrje masive, ku edhe një herë u evidentua respekti që ruan Shkodra për mjekun, ku të gjithë me lule e fjalë falenderimi, pohuan se njerëzit që kontribuojnë për mirësinë, me të njejtën shpërblehen, edhe në përvjetore. 
Origjina dhe arsimi
Doktor Nuri Kastrati, lindi dhe u rrit në një familje ku interesat për arsimim ishin në parametra të lartë dhe natyrisht përbënin detyrim për secilin nga të 5 fëmijët, si për trë vëllezërit, ashtu edhe për dy motrat, por gjithnjë të paraprirë nga mbështëtja e nxitja e prindërve të pakursyer Zoti Hasan e Zonja Meleqe. Babai, Hasani, të ardhurat e përfituara nga biznesi i tij i investoi në radhë të parë për arsimimin si brenda e jashtë vendit të fëmijeve të tij, që ata të ndjeheshin të barabartë në mes të barabartëve, duke iu sugjeruar e mbështëtur edhe enderrat e profesionit të secilit. Por ëndrra kryesore që mori jetë për zotin Hasan, ishte që fëmija i tij i parë, Nuriu të bëhej mjek i zoti. Dhe fati e përfshiu një ëndërr të tillë.
Në vitin 1940, pasi kreu shkollën e Mesme, ai filloi studimet në Universitetin Mbretëror të Romës, ku për rreth 2 vitet atje u shqua si student me ambicie që premtonte për profesionin e mjekut, e sidomos në specialitetin e kirurgut, që përbënte edhe ëndrrën personale të tij. Rezultatet e mira vërtetohen nga Matrikula nr. 18317, viti 1943. Menjëherë, pas luftës, ai, sapo u kthye në atdhe, fati e ndihmoi që të emërohej si ASISTENT – KIRURG i parë i të shquarit, Profesor, Doktor Frederik SHIROKA, duke punuar në këtë staf të shquar e të privilegjuar, jo vetëm në qytetin e lindjes, po edhe në kryeqytet. Gjithashtu, ai shoqëroi dhe krijoi lidhje bashkëpunimi edhe me Doktorin neuro-psikiater austriak Neubayer, me të cilin krijoi jo vetëm lidhje pune, por edhe shoqërore, megjithë diferencën në moshë duke u shpërblyer me vlerësimin e këtij të fundit. Pas çlirimit të vendit, iu akordua bursë nga shteti për përfundimin e studimeve në Universitetin e Sarajevës për rreth 2 vite. Dr. Nuriu, ka punuar për rreth gjysmë viti dhe është shquar për devotshmëri edhe në Spitalin e Pneumologjisë Golnik të Ljublanës, në Ish-Jugosllavi. I është propozuar që të vazhdojë punën aty, por ai ka refuzuar pasi nuk dëshironte që familja e tij të vuante përndjekjen. Në dokumentacionin e Dr. Kastratit, figuron edhe një Referencë e përkthyer nga Instituti i Lidhjes për Tuberkulozin Golnik, ku tregohet për punën e mirë e me ndërgjegje që ai ka kryer. 
Sigal