Tsipras fajëson FMN gjatë takimit me shefin e opozitës: Ata pengojnë marrëveshjen

510
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, akuzon Fondin Monetar Ndërkombëtar si arsyen kryesore pse Greqia nuk ka arritur deri më tani të nënshkruajë marrëveshjen e re me kreditorët ndërkombëtarë, që do të shpëtonte vendin nga falimentimi.
Në takimin me liderin e partisë opozitare Potami, Stavros Teodorakis, Tsipras i bëri të ditur se arritja sa më shpejt e një marrëveshjeje është në të mirë të të gjithë vendin e jo vetëm për qeverinë.
“Kontraditat më të mëdha i kemi më FMN-në, e cila kërkon masa dhe ristrukturim të borxhit, ndërsa të tjerët duan vetëm masa dhe jo ristrukturim. Ata duan një zgjidhje të personalizuar nga FMN”.
Teodorakis i shprehu shqetësimin Tsiprasit se shtetet e tjera të Bashkimit Europian mund të mendojnë që Greqia po flirton me alternative të tjera, ndërsa në Bruksel mësohet se mund të ketë një tjetër Samit urgjent të liderëve të Bashkimit Europian gjatë fundjavës, nëse as mbledhja e Eurogrupit nuk do të prodhojë një rezultat të kënaqshëm.
I pyetur nga gazeta gjermane “Bild”, Ministri grek i Financave, Janis Varufakis, tha se nuk ka ndërmend të dërgojë atje propozime të reja, pasi ato diskutohen vetëm në nivel teknik mes skuadrave negociatore.
Presidenti francez, Fransua Holond, mjaft aktiv në ditët e fundit për çështjen greke, tha që nga Algjeria se të gjitha palët duhet të bëjnë lëshime që të shmanget më e keqja.
Sigal