Bashkim Koçi/ “Skrapari ynë” në penën e Asllan Duçellarit

649
Vendlindja është vetëm një, si nëna. Ashtu si vendin e nënës nuk mund ta zërë kush, edhe vendlindaja për çdo njeri mbetet e tillë, nuk mund zevëndësohet e të tjetërsohet. Këtë thënie, me plot filozofi brënda, e gjejmë të prekëshme, paksa me ngjyra prindërore, tek libri “Skrapari ynë”, shkruar nga intelektuali i asaj treve, Asllan Duçellari. Më në fund ai e “gjeti” kohën për t’i shlyer diçka nga borxhi që i kishte vendit ku “balta është më e ëmbël se mjalta”, duke mundur, jo pa përkushtim e përpiekje të mundimëshme, një libër të titulluar me dy fjalë zemre, “Skrapari ynë”.
Të fillosh diçka është zotësi, ndërsa ta përfundosh atë është fuqi! Ca më me peshë është kjo thënie, kur kemi të bëjmë me fillimin dhe përfundimin e një libri, i cili nga pikpamja e përgjegjësisë për të realizuar punë që “të mbetet”, është dyfish e rëndë. Tek “Skrapari ynë” autori na çfaqet shkrues serioz, shumë i vëmendshëm për atë që ka marrë përsipër të publikojë dhe skrupuloz në dhënien e fakteve të dokumentuara. Sepse, siç do ta vërë re një lexues i vemendshëm, në librin e Asllan Duçellarit shkruhet për gjithçka, është si një qëndisje e cila në tërësi krijon portretin më të plot të mundshëm të Skraparit. Pra, thënë ndryshe, libri është si një “supermarket” ku i gjen të gjitha; fakte e dokumenta nxjerrë nga arkivat, mbuluar me pluhurin e lashtësisë, e deri në ditët e sotme; nga tregues “të rëndomtë”, e deri tek shifra statistikore të cilat qëndronin “të burgosura” nëpër dosje.
Libri është i mirë në rast se autori thotë vetëm atë që duhet dhe ashtu si duhet. Kam mendimin se libri “Skrapari ynë” i Asllan Duçellarit thotë atë që duhet dhe ashtu si duhet. Aty ka plot fakte e shifra statistikorë që të mbushin mendjen se aty, në ato 385 faqe, nuk mund të thuhet më shumë, nuk ka vend për pyetje e hamëndësime për ngjarjet historike, për punën, për njerëzit, për gjithçka që mund të jetë pjesë e jetës në një krahinë si Skrapari. Ai është si një monografi e shkruar me shumë dashuri, ashtu sikur Skrapari të ishte një gjallesë. 
Mbaj mend mësuesin tim të letërsisë kur na thoshte: Çdo gjë të mirë në jetë e mësova nga librat. Vite më pas mora vesh se këtë e kish thënë shkrimtari i madh Maksim Gorki. Në rastin tonë më duhet të përciell mesazhin se edhe tek libri “Skrapari Ynë” është rasti që një lexues pasionant, i dhënë pas historisë së krahiave, pas traditave, zakoneve dhe ngjarjeve pikante, historisë së Luftës NÇ, etj. të mund të mësojë shumë më shumë, të mund të jetë “kompetent” nëse ia sjell fati të shkojë në Skrapar. Sepse autori në pjesën më të mirë të librit ka ditur të kujdeset, të tregohet mësues shembullor edhe për ata që u shkel këmba për herë të parë në këtë zonë të thellë malore, të pa eksploruar ende nga vizitorët vendas dhe të huaj. Madje, për hir të së vërtetës, ai është furtur mjeshtërisht në profesionin e vet, atë të ekonomistit, duke u sjellë me elegancë ndaj drejtuesve të organeve të pushtetit vendor “të mirat materiale i kini me tepri, gjeni rrugët për t’i shfytëzuar”. Dhe për të mos i lënë gjërat pa adresë autori i librit qëndron gjatë, si “vizitor” i kanioneve të famëshme të lumit Osum, pikave turistike magjike të Qafës së Kulmakut e Çukës së Tomorrit, kalave magjepsëse të Çorovodës e Prishtës, burimet me ujë të ftohtë të Bogovës e Guhakut etj. Asllan Duçellari, si nuhatës mjaft i mirë i burimeve nga ku “rrjedh” leku, ka gjetur stilin e tij të veçantë, të kuptueshëm e praktik, që lexiesi pas përfundimit të librit “Skrapari ynë”, të bëjë pyetjen: more, a mund të më thoni si vihet në Skrapar?
Libri është gjë e madhe nëse njeriu di ta shfrytëzojë. Kushdoqoftë ky libër. Tek “Skrapari ynë” trajtohen tema nga më të ndryshmët, shumëplanëshe. Aty lexuesi apo studjuesi e gjen të saktë dhe me shumë vërtetësi historinë e krahinës, cep më cep të saj. Të të gjitha ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në historinë e Skraparit. Ai nuk ka përse të kërkojë gjetkë të dhënat, të futet në arkiva për të zbuluar e studjuar për personazhe të ndryshëm, për dëshmorë apo drejtues e kuadro të pasluftës, për probleme të arsimit, shëndetësisë, për “misterin” e Kombinatit Ushtarak të Poliçanit, për objektet e rëndësisë së veçantë në rast lufte e kështu me radhë. Madje në këtë libër shuhet edhe kurioziteti i shmëkujt që këkon informacion rreth “Skraparit enigmë”, të atij që për afro gjysmë shekulli mbajti emrin “kryeqytet në kohë lufte”. Gjithçka është aty, tek “Skrapari ynë”.
Një libër si gjallesë
Nëse Skrapari në libër shfaqet si një gjallesë, atëhere Asllan Duçellarit mund t’i vinte një pyetje si kjo: Pse erdhe kaq vonë tek unë, kur gruri u korr e në fushen e tharë mbeti vetëm kashta? Por autori e ka trajtuar rresht pas rreshti, faqe pas faqeje me shumë dashuri krahinën e tij të zemrës, duke mos lënë asgjë pa evidentuar, duke treguar edhe plagët, ato që në një farë mënyre janë bërë gangrenë, disa edhe të pashërueshme. Shkruesi i librit ka preferuar të flaës më gjuhën e ekonomistit, me gjuhën e shifrave. Në këtë mënyrë ai ka arritur jo vetëm të trajtojë sëmundjet shkatërruese që kanë kapur zonat e thella malore, por të tregojë rrugën për “kurimin” e tyre, të japë këshilla me shumë vlerë për t’i kthyer, ashtu si dikur, vende ku njerëzit mund të punojnë e jetojnë normalisht. Faktet me mjaft domethënie, por sidomos treguesit statistikore, tregonë se ç’batërdi i është bërë ekonomisë, sesa xhahilë e dritëshkurtër jemi treguar me veprat e ngritura me aq mundim nga populli, sesa armiqësorë me të shkuarën dhe vetveten. Pas përfundimit së lexuri “Skrapari Ynë” dalin edhe përfundimet, të cilët bëjnë që zemra e çdo skreaparasi të pulsojë për atë, Skraparin.
Mos u dorëzo kurrë, ka thënë një i munduar nga jeta, sepse në momentin që ti kujton se gjithçka ka mbaruar është momenti kur gjithçka ka filluar. Autori, bir Skrapari, e filloi dhe e mbaroi librin me mëdyshjen “a do të mund të zhgarravis diçka”, “a do të jem i zoti të plotësoj ëndrrën ashtu se e kam parë herët, që kur isha djalë?”. Studenti i shkëlqyer i ekonomisë i viteve 1964-1968, u çfaq “i shkëlqyer” në të gjitha detyrat që iu ngarkuan për disa dekada, por ajo që ia dha shkëlqimin e vërtetë është përgatitja e librit “Skrapari ynë”. Në këtë kuptim Asllan Duçellari, edhe pse mban mbi supe 68 vite jete, ka dëshirë të perifrazojë thënjen: Pleqëria është fillimi i jetës kur lë vepra dhe fundi i sajë kur nuk lë asgjë. Sipas kësaj thëniejeje ai është në fillim të jetës.
Sigal