Nesho: Samiti i Berlinit, asnjë hap përpara për Kosovën dhe Shqipërinë

49
Sigal

Diplomati Agim Nesho tha pasditen e së hënës se ishte skeptik mbi benefitet e Samitit të Berlinit për Kosovën dhe Serbinë dhe se shtoi se nuk ka një hap përpara. “Unë mendoj që ky Samit përveç vëmendjes që vendet e BE me prezencën e tyre në Shqipëri i japin në të mirë të popullit shqiptar, asnjë gjë tjetër nuk ishte në këtë. Për arsye se, filmi që shoqëroi ekspozenë ishtë një skandal më vete, ishte figura e Edi Ramës i cili  ishte i vetmi si njeriu që kishtë bërë si Bajlozi luftën për të bërë shkatërrimet e ndërtesave pa leje në bregun e Lanës. U hoq në vetë të parë gjë që nuk ndodh asnjëherë dhe bëri një palo-profil, që unë mendoj se asnjë nga liderat europian nuk mund ta blejë këtë gjë dhe duke e konkretizuar që Shqipëria nuk është një vend demokratik, por është një autokraci, e cila po ngre rolin e një individi të vetëm, i cili është Edi Rama. Nuk kemi asnjë hap përpara kemi vetëm deklarime që vënë në dukje që kemi një interes të shtuar të Bashkimit Europian ndaj Ballkanit perëndimor, duke e parë këtë në kuadrin e gjeo-politikës së re.” – tha Nesho.