Kurti: I kërkova Brnabiç të firmos marrëveshjen e të lërë kërcënimet

48
Sigal

Në një konferencë për mediat, Kurti u shpreh se i ka kërkuar homologes nga Beogradi Ana Brnabiç që të nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe të Ohrit. “Është e rëndësishme që të mos ketë episode të tjera si ato në 24 shtator. Duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën. Është ditë e mirë, sepse procesi i Berlinit e bën Ballkanin Evropian. Të gjitha shtetet duhet të anëtarësohen sa më parë. Ne kemi marrëveshje me Serbinë, ajo e 27 shkurtit që ka njohjen de facto reciproke dhe ajo duhet të zbatohet. Gjatë takimit të drekës unë kam kërkuar nga kryeministrja Brnabic që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen ato tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë në takim me superfuqitë lindore. Unë kam thënë le të nënshkruajmë me kryeministren e Serbisë, por ajo nuk ishte e interesuar”, -tha Kurti.