“Shqipëria po bën më të mirën”, Pollo i kundërvihet Ramës: Udhëheqësit e BE përkrahin Kryesinë e OSBE duke zënë hundën me dorë

310
Sigal

Ish-ministri i Arsimit Genc Pollo, me anë të një statusi në “Twitter” i është kundërvënë Edi Ramës, pasi ky i fundit tha se Shqipëria si kryesuese e OSBE-së do të bëjë më të mirën e do të tentojë që të ulë në tryezë qeverinë me opozitën në Bjellorusi.

Në lidhje me këtë fakt, Pollo shprehet se Rama dikur iu bënte thirrje njerëzve të tij se duhet ta mbështesin qeverinë e Nanos, “duke zënë hundën me dorë”.

Sipas Pollos, sot udhëheqësit e BE-së mbështesin Kryesinë e OSBE-së, “duke zënë hundën me dorë”.

Postimi i Genc Pollos:

Dikur, para afro 20 vjetësh e ne kohë fushate, Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës, u bënte të vetëve thirrjen e famshme italiane të pas luftës: “Zini hundën me dorë e votojeni qeverinë (Nano)”

Sot edhe udhëheqësit e BE thonë se duhet duhet përkrahur kryesia e OSBE edhe po na u desh të zemë hundën me dorë.  Por meqë Bjellorusia është çështje e madhe e nuk duam risqe ne fakt do të operojmë luajmë me Suedinë.