Kampionati i 23-të Botëror i Futbollit, 11 qershor-19 korrik/ Ledjo Pano: Futbolli dhe spektakli nuk mjaftuan, nisje me dritëhije

ATMOSFERË/ Botërori 2026 me tifozë sfidon të nxehtit. Gola dhe kartonë të kuq në start, ja të veçantat e sfidave që specialisti i futbollit Ledjo Pano i sjell në gazetën “Telegraf”

Nga Agron KAJA

NOA

Botërori i 23-të i futbollit ka ditë që e ka nisur garën 40 ditore, çfarë do veçoni nga starti e më deri sot?

E veçanta është se për herë të parë një Botëror luhet në tre shtete të ndryshme. E dyta është se janë 48 ekipe sia snjëherë tjetër, dhe e treta janë ndryshimet klimatike që do sjellin situata të ngarkuar, të vështira për lojtarët.

Televizionet sportive dhe jo vetëm, kanë pushtuar ekranet e tyre, si është shikueshmëria në raport me orën amerikane?

Nuk mendoj se kemi shikueshmëri të lartë. Këtë e shoh edhe tek lokalet e boshatisura. Këtu ndoshta ndikojnë edhe mitingjet, por edhe orët e vona nuk e mundësojnë shikueshmërinë. Është e vështirë për të ndjekur ndeshjet në mesnatë.

Edhe gazeta “Telegraf” po e përditëson në faqet e saj ritmikën e ndeshjeve, ju e keni ndjekur?

Të them të drejtën, unë Botërorin më shumë e kam ndjekur në programacione të ndryshme, më pak edhe në televizion. Të gjitha ndeshjet jo, por edhe gazetat i kam ndjekur, kryesisht ndeshje të veçanta në rezultate dhe në nivelin e lojës.

Në ndeshjen hapëse Meksikë Afrika e Jugut, u dhanë 3 kartonë të kuq, çfarë ndikoi: moti i nxehtë apo lodhja e lojtarëve?

Jo, unë mendoj se ndikoi kryesisht përgatitja e dobët psikologjike e ekipit afrikan. Emocionet bënë të vetën, por edhe situata tekniko-taktike ishte pikë e dobët e tyre. Nisur nga dëshira për maksimumin solli edhe kartonët, që ishin të domosdoshëm.

Cilën nga ndeshjet e luajtura në këto ditë të Botërorit e veçoni si më të mirën, edhe nga 39 golat e shënuar?

Duke i parë të gjitha, ndeshja Brazil-Marok ja vlente. Po ashtu edhe Holandë-Japoni, një ndeshje e hapur dhe me ritëm. Gjermania e kishte të lehtë fitoren, por nuk më bindi. Spanjën nuk e prisja barazim, për kundërshtarin e vogël në emër.

Në këndvështrimin tuaj, në ndeshjet e para të grupeve ka ndonjë rezultat  jashtë pritshmërive?

Besoj se ky barazimi i Spanjës ishte jashtë pritshmërive. Pritej fitore e Brazilit, edhe pse nuk është ai i dikurshëm. Por edhe Holanda pritej më ndryshe, po ashtu Duket se futbolli sot e ka minimizuar fuqinë e skuadrave. Do kemi shumë surpriza.

Edhe pse është shpejt, cila prej skuadrave që ka luajtur deri tani duket se mund të shkojë larg në Botëror?

Ka edhe të tjera skuadra që nuk i kemi parë, si Franca me Argjentinën. Me ndeshjet e luajtura deri tani, padyshim që Spanja e ka potencialin për më larg, por edhe Maroku që nuk ka frikë asnjë skuadër tjetër. Gjermania mbetet kandidate serioze.

Po ju, cilën skuadër bëni tifo dhe mendoni se mund ta fitojë këtë kampionat të 23-të Botëror?

Kam një jetë që unë bëj tifo për Gjermaninë. Kemi qënë si familje me këtë skuadër. Kujtoj kohë të shkuara kur së bashku me babain (I madhi Panajot Pano), diskutonim pafund për Gjermaninë, kur ajo fitonte, barazonte e rrallë humbiste.

Zbresin në fushë yjet, Messi me Ronaldon

Nga mesnata e deri në mbrëmjen e datës 17 qershor 2026, në fushë do të zbresin disa skuadra të mëdha, mes tyre Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo. Duke qënë se ndeshjet luhen me orën lokale amerikane, ato janë planifikuar në këto orë: Irak-Norvegji 24:00, Argjentinë-Algjeri 03:00, Austri-Jordani 06:00, Portugali-DR Kongo 19:00 dhe Angli-Kroaci 22:00. Katër ndeshje me shumë emocione.

Presidentja e Meksikës kritikon FIFA-n për çmimet e biletave

Dje, Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, i ka bërë thirrje FIFA-s të rishqyrtojë politikën e çmimeve në Kupën e Botës 2026, duke argumentuar se kostot e larta po i mbajnë larg stadiumeve shumë tifozë. Sipas saj, futbolli nuk duhet të shihet vetëm si një biznes, por edhe si një mjet që bashkon njerëzit.

“Futbolli duhet të jetë diçka më shumë. Kjo situatë duhet të nxisë reflektim, edhe brenda FIFA-s”, deklaron Sheinbaum. Biletat për ndeshjet e Botërorit kanë qenë objekt polemikash prej çmimeve nga 140 deri në 8.680 dollarë, ndërsa për finalen arrijnë edhe në 33 mijë dollarë. Në tregun e rishitjes, disa bileta për ndeshjen vendimtare janë ofruar për më shumë se 2 milionë dollarë secila.

FITUESIT E BOTËRORËVE

Viti 1930         Uruguaji

Viti 1934         Italia

Viti 1938         Italia

Viti 1950         Uruguaji

Viti 1954         Gjermania

Viti 1958         Brazili

Viti 1962         Brazili

Viti 1966         Anglia

Viti 1970         Brazili

Viti 1974         Gjermania

Viti 1978         Argjentina

Viti 1982         Italia

Viti 1986         Argjentina

Viti 1990         Gjermania

Viti 1994         Brazili

Viti 1998         Franca

Viti 2002         Brazili

Viti 2006         Italia

Viti 2010         Spanja

Viti 2014         Gjermania

Viti 2018         Franca

Viti 2022         Argjentina

 

 

Grupi A 

Skuadrat                     Nd       P

Meksikë                       1          3

Kore Jugut                  1          3

Çeki                             1          0

Afrika e Jugut 1          0

Ndeshjet në Grup

E enjte, 11 qershor 2026

Meksikë-Afrika J                    2-0

E premte, 12 qershor 2026

Kore J-Çeki                             2-1

E enjte, 18 qershor 2026

Çeki-Afrika J  18:00

E premte, 19 qershor 2026

Meksikë-Korea J                     03:00

E enjte, 25 qershor 2026

Çeki-Meksikë              03:00

Afrika J-Korea J                      03:00

 

Grupi B

Skuadrat                     Nd       P

Zvicër                          1          1

Kanada                        1          1

Katar                           1          1

Bosnje H                     1          1

Ndeshjet në Grup

E premte, 12 qershor 2026

Kanada-Bosnje H                   1-1

E shtunë, 13 qershor 2026

Katar-Zvicër                            1-1

E enjte, 18 qershor 2026

Zvicër-Bosnje H                     21:00

E premte, 19 qershor 2026

Kanada-Katar             00:00

E mërkurë, 24 qershor 2026

Bosnje H-Katar                       21:00

Zvicër-Kanada                        21:00

 

Grupi C

Skuadrat                     Nd       P

Skoci                           1          3

Marok                          1          1

Brazil                           1          1

Haiti                            1          0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Brazil-Marok                           1-1

Haiti-Skoci                              0-1

E shtunë, 20 qershor 2026

Skoci-Marok                           00:00

Brazil-Haiti                             02:30

E enjte, 25 qershor 2026

Marok-Haiti                00:00

Skoci-Brazil                00:00

 

Grupi D

Skuadrat                     Nd       P

SH B A                       1          3

Australi                       1          3

Turqi                            1          0

Paraguaj                      1          0

Ndeshjet në Grup

E shtunë, 13 qershor 2026

SHBA-Paraguaj                      4-1

E dielë, 14 qershor 2026

Australi-Turqi                          2-0

E premte, 19 qershor 2026

SHBA-Australi                       21:00

E shtunë, 20 qerhor 2026

Turqi-Paraguaj                         05:00

E premte, 26 qershor 2026

Paraguaj-Australi                    04:00

Turqi-SHBA                           04:00

 

Grupi E

Skuadrat                     Nd       P

Gjermani                     1          3

Bregu Fildishtë           1          3

Ekuador                      0          0

Kuraçao                       1          0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Gjermani-Kuraçao                   7-1

E hënë, 15 qershor 2026

Bregu F-Ekuador                    1-0

E shtunë, 20 qershor 2026

Gjermani-Bregu F       22:00

E dielë, 21 qershor 2026

Ekuador-Kuruçao       02:00

E enjte, 25 qershor 2026

Kuraçao-Bregu F        22:00

Ekuador-Gjermani      22:00

 

Grupi F

Skuadrat                     Nd       P

Suedi                           1          3

Japoni                          1          1

Holandë                      1          1

Tunizi                          1          0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Holandë-Japoni                       2-2

E hënë, 15 qershor 2026

Suedi-Tunizi                            5-1

E shtunë, 20 qershor 2026

Holandë-Suedi                        19:00

E dielë, 21 qershor 2026

Tunizi-Japoni               06:00

E premte, 26 qershor 2026

Japoni-Suedi               01:00

Tunizi-Holandë           01:00

46 gola

Në 16 ndeshje të luajtura janë shënuar 46 gola, ndërkohë që në sfidën Germani-Kuraçao 7-1 u shënuan 8 gola, rekordi i deritanishëm

0 gola

Në 16 ndeshje të luajtura deri më tani, janë 26 skuadra që kanë shënuar gol në portat kundërshtare, veç 6 që nuk e kanë gjetur rrjetën

40 Kartonë të verdhë

Ndeshja Gjermani-Kuraçao 7-1, veç bollëkut të 8 golave, është edhe sfida më e pastërt me 0 kartonë të verdhë. Deri në ndeshjet e ditës së hënë, janë dhënë gjithësej 40 kartonë të verdhë

3 Kartonë të kuq 

Ndeshja hapëse Meksikë-Afrika e Jugut u “skuq” nga 3 kartonët e kuq, 2 për  afrikanët dhe 1 për meksikanët. Në Botërorin 2022 kujtojmë se u dhanë 4  kartonë të kuq në 64 ndeshjet e luajtura

SHIFRA&FAKTE/ Pritshmëri, befasi dhe të veçanta në ndeshjet e grupeve, statistika në gola e kartonë

Gjermania golashënuesja e momentit, shikueshmëria e lartë

Agron KAJA

Ndërsa ndeshjet e para në Grupe në Kampionatin Botëror të Futbollit 2026 janë drejt fundit, një tregues kryesor veçohet mes tyre. Fjala është për golat e shënuar (40) në 16 ndeshjet e luajtura, duke kapur një mesatare 3 gola për ndeshje. Dhe këtu veçohet e para Gjermania, e cila e shpartalloi Kuraçaon me rezultatin 7-1, duke u bërë kështu shënuesja më e mirë e këtij turneu në këto ndeshje të para në grupe. Edhe ndeshja Suedi-Tunizi 5-1 është pjesë e kësaj të veçante sa i përket shënimit të golave, ndërkohë që SHBA-Paraguai 4-1 ishte sfida e parë që shënoi një rezultat të thellë me 5 gola në 90 minuta lojë. Ndërkohë që, ky Kampionat Botëror nisi me gola që në ndeshjen hapëse Meksikë-Afrikë e Jugut 2-0, duke paralajmëruar se shënimi i golave do jetë një nga tregiuesit e këtij eventi botëror të futbollit. Edhe pse moti i nxehtë ka sjellë ndërpreje në mesin e çdo pjese të lojës, duhet thënë se deri më tani, Folarin Bologun i Amerikës,Yasin Yauari i Suedisë dhe Kay Havertz i Gjermanisë janë treshja që kanë shënuar nga 2 gola në sfidat e para. Madje gjermani, njërin prej golave ndaj Kuraçaos e shënoi me penallti. Nga pika e penalltisë shënoi edhe Breel Embolo i Zvicrës ndaj Katarit, duke e kaluar në 2 numrin e golave të shanuar nga pika e penalltisë. Ndërkohë që autogoli i vetëm në këto ndeshje të luajtura deri më tani, është ai i futbollistit Damian Bobadilla i Paraguajit, në humbjen e skuadrës së tij 1-4 ndaj SHBA-ve. Por si janë ndjekur këto ndeshje Live dhe nëpërmjet mjeteve të tjera vizive dhe audio vizive? Në shkallët e stadiumeve është sfiduar edhe moti i nxehtë, pasi janë arritur kapacitetet maksimale.

Lamushi “viktima” e parë  bankinave, zëvendësohet nga Renard

Kombëtarja e Tunizisë duket se nuk e ka kapërdirë lehtë humbjen 1-5 me Suedinë, në sfidën e parë të vlefshme për Grupin F të Kupës së Botës. Plot 5 gola të pësuar dhe një “faturë” përgjegjësie të cilën, burimet pranë federatës raportojnë se e ka marrë pikërisht trajneri Sabri Lamoushi. Ky i fundit është njoftuar me vendimin për ta shkarkuar, teksa ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga federata tuniziane për trajnerin e ri. Ai është francezi Herve Renard, me përvojë në bankina të tjera, si Zambia, Maroku dhe Arabia Saudite. Tunizia u përball me një “dush të ftohtë”, përtej asaj çfarë përjetoi brenda në fushë ndaj rivalëve suedezë.

Portieri 40 vjeçar i Kepit të Gjelbër, “diga” ndaj Spanjës

Në ndeshjen e parë të Grupit H, Spanjë-Kepi i Gjelbër, veç rezultatit surprizues 0-0, mundet të veçohet edhe forma e mirë që tregoi portieri 40 vjeçar Hosimar Hoze Vozinja. Me pritjet e tij dhe formën e mirë që tregoi, ai u bë heroi i Kepit të Gjelbër, duke shkruajtur historinë në debutimin e tij në Kupën e Botës. Sepse ai u bë portieri më i vjetër që mban portën e paprekur në ndeshjen e parë të tij në këtë kompeticion botëror. Përballë një skuadre të fortë si Spanja, Vozinja realizoi shtatë pritje vendimtare dhe ishte lojtari më i mirë i sfidës. Performanca e tij e ndihmoi Kepin e Gjelbërt të siguronte një barazim të vlefshëm pa pësuar gol.

Grupi G

Skuadrat                     Nd       P

Belgjikë                       1          1

Egjipt                          1          1

Iran                              1          1

Zelanda e Re               1          1

Ndeshjet në Grup

E hënë, 15 qershor 2026

Belgjikë-Egjipt                        1-1

E martë, 16 qershor 2026

Iran-Zelanda Re                      2-2

E dielë, 21 qershor 2026

Belgjikë-Iran               21:00

E hënë, 22 qershor 2026

Zelendë R-Egjipt        03:00

E shtunë, 27 qershor 2026

Egjipt-Iran                   05:00

Zelandë R-Belgjik       05:00

 

Grupi H

Skuadrat                     Nd       P

Spanjë                         1          1

Kepi Gjelbër                1          1

Arabia Saudite             1          1

Uruguaj                       1          1

Ndeshjet në Grup

E hënë, 15 qershor 2026

Spanjë-Kepi Gjelbër   0-0

E martë, 16 qershor 2026

Arabia S-Uruguaj                   1-1

E dielë, 21 qershor 2026

Spanjë-Arabia S          18:00

E hënë, 22 qershor 2026

Uruguaj-Kepi Gj         00:00

E shtunë, 27 qershor 2026

Kepi Gj-Arabia S        02:00

Uruguaj-Spanjë           02:00

 

Grupi I

Skuadrat                     Nd       P

Francë                         0          0

Senegal                        0          0

Norvegji                      0          0

Irak                              0          0

Ndeshjet në Grup

E martë, 16 qershor 2026

Francë-Senegal            21:00

E mërkurë, 17 qershor 2026

Irak-Norvegji  00:00

E hënë, 22 qershor 2026

Francë-Irak                  23:00

E martë, 23 qershor 2026

Norvegji-Senegal        02:00

E premte, 26 qershor 2026

Norvegji-Francë          21:00

Senegal-Irak                21:00

 

Grupi J

Skuadrat                     Nd       P

Argjentinë                   0          0

Algjeri                         0          0

Austri                          0          0

Jordani                        0          0

Ndeshjet në Grup

E enjte, 18 qershor 2026

Argjentinë-Algjeri       03:00

Austri-Jordani 06:00

E hënë, 22 qershor 2026

Argjentinë-Austri        19:00

E martë, 23 qershor 2026

Jordani-Algjeri            05:00

E dielë, 28 qershor 2026

Algjeri-Austri              04:00

Jordani-Argjentinë      04:00

 

Grupi K

Skuadrat                     Nd       P

Portugali                      0          0

Uzbekistan                  0          0

Kolombi                      0          0

RD Kongo                   0          0

Ndeshjet në Grup

E enjte, 18 qershor 2026

Portugali-Kongo         19:00

E premte, 19 qershor 2026

Uzbekist-Kolumbi       04:00

E martë, 23 qershor 2026

Portugali-Uzbekis       19:00

E mërkurë, 24 qershor 2026

Kolumbi-Kongo          04:00

E dielë, 28 qershor 2026

Kolumbi-Portugal       01:30

Kongo-Uzbekista        01:30

 

Grupi L

Skuadrat                     Nd       P

Angli                           0          0

Kroaci                         0          0

Gana                            0          0

Panama                        0          0

Ndeshjet në Grup

E enjte, 18 qershor 2026

Angli-Kroaci   22:00

E premte, 19 qershor 2026

Gana-Panama  01:00

E martë, 23 qershor 2026

Angli-Ganë                 22:00

E mërkurë, 24 qershor 2026

Panama-Kroaci            01:00

E shtunë, 27 qershor 2026

Kroaci-Ganë    23:00

Panama-Angli 23:00

 

Raundi 1/32 Finaleve

E dielë, 28 qershor 2026

2 A – 2 B                     21:00

E hënë, 29 qershor 2026

1 C – 2 F                      19:00

1 E – 3ABCDF            22:30

E martë, 30 qershor 2026

1 F – 2 C                      03:00

2 E – 2 I                       19:00

1 I – 3 CDFGH           23:00

E mërkurë, 1 korrik 2026

1 A – 3 CEFHI             03:00

1 L – 3 EHIJK             18:00

1 G – 3 AEHIJ             22:00

E enjte, 2 korrik 2026

1 D – 3 BEFIJ             02:00

1 H – 2 J                      21:00

E premte, 3 korrik 2026

2 K – 2 L                     01:00

1 B – 3 EFGIJ             05:00

2 D – 2 D                     20:00

E shtunë, 4 korrik 2026

1 J – 2 H                      00:00

1 K – 2 DEIJL             03:30