Tirana, emergjencë për shkak të temperaturave të larta

597
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbledhur dje Task Forcën për të diskutuar problematikën me ujin dhe gjendjen e emergjencës, pasi temperaturat e larta do të sjellin thatësira. “Tirana në gjendje emergjente për ujin. Qytetarët të kontrollojnë fqinjët e vetmuar. Numri 112 i Urgjencës aktiv për ndihmë”, u shpreh Veliaj. Bashkia e Tiranës bëri thirrje për ndalimin e pishinave dhe lavazheve, me synim kryesor ruajtjen e rezervave të ujit për shkak të temperaturave shumë të larta. Task Forca diskutoi në lidhje pikat më të nxehta të kryeqytetit, të cilat do kenë probleme me ujin dhe menaxhimin e situatës. Sipas meteorologëve, dita e sotme do të sjellë temperatura tepër të larta, rreth 41 gradë celsius. Meteorologët thonë se sot dhe nesër do të arrihen temperatura ekstreme. Sipas tyre, gjate gjithë ditës kanë pasur ndikim të masave ajrore të nxehta e të thata në të gjithë territorin shqiptar. Në zonat veriore do të ketë herë pas here edhe vranësira të lehta. Temperaturat pritet të freskohen të dielën dhe të hënën.
Sigal