Një shoqëri e përparuar dhe e moralshme, krijon individë të kulturuar e të sjellshëm.
– Mosbarazia shoqërore bëhet shkak i konflikteve shoqërore dhe i luftërave.
– Tek ne vihet re se një shtresë pasurohet në mënyrë të pamerituar, të tjerët rrinë në mjerim për shkak të keqqeverisjes.
– Sot tek ne shihet se një shtresë vihet kundër një shtrese, individi vihet kundër individit
– Politikanët shqiptarë së pari nuk kryejnë detyrimet ndaj kombit, e shoqërisë.
– Motoja, liri, bashkim e barazi shoqërore duhet të jetë aktuale në kohët e sotme për politikën dhe shoqërinë shqiptare.
Marrëdhëniet e Individit me shoqërinë i studion më nga afër dhe më drejtpërdrejt shkenca e sociologjisë. Sipas studiuesve sociologjia si shkencë përputhet mjaft mirë dhe me psikologjinë sociale. Këto disiplina janë e duhen marrë si dy pjesë të një problemi, të cilat kanë dhe një themel të përbashkët.
Jeta shoqërore ashtu si natyra ka ligjet e veta.
Përcaktuese janë ligjësitë e përgjithshme, marrëdhëniet në prodhim dhe kushtet materiale. Njeriu është produkt i shoqërisë dhe i rrethanave. “Çdo shoqëri, – thotë Sokrati e krijon modelin e njeriut sipas vetes së saj”. Shoqëria që lamë pas krijoi modelin e njeriut, në kushte e rrethana historike, me ndjesi e identitet të shtuar kombëtar. Është shoqëria, janë marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore, që përcaktojnë shkallën kulturore e të sjelljes së individit. Një shoqëri e përparuar dhe e moralshme, krijon individë të kulturuar e të sjellshëm. Një shoqëri e pacivilizuar si jona prodhon individë arrogant, prepotent, mëndjemëdhenj, që s’njohin ligje dhe norma. Natyrisht, raporti shoqëri-individ është reciprok. Por, në këtë reciprocitet, përcaktuese është shoqëria, janë marrëdhëniet që krijon, në kohë e në hapësirë sipas ligjësisë së përgjithshme të zhvillimit shoqëror dhe të ligjeve e të normave juridike. Në themel të këtij raporti ngrihen interesat shoqërore, interesi i përgjithshëm dhe i veçanti, personali. Në këtë raport, parësore, primare është interesi i përgjithshëm, që është bazë e jetës së shoqërisë dhe e çdo individi në veçanti. Vetëm nëpërmjet interesit të përgjithshëm, mund të plotësohen interesat personale dhe prirjet e veçanta të individit. Shoqëria dhe individi nuk janë fenomene të ndara. “Në thelb, thotë V. Gëte, – jemi qenie kolektive”. Më shumë njerëzit i bashkon karakteri shoqëror i pronësisë dhe shpirtëror, territori dhe ndërgjegja kombëtare, gjuha dhe traditat, idetë dhe botëkuptimi se sa mentaliteti i një individi, i cili mbart në vetvete dhe prirje egoiste, individualiste, që po të shumohen shkojnë në dëm të jetës publike e të shoqërisë në tërësi. Në këtë raport përcaktuese mbeten marrëdhëniet në prodhim dhe karakteri i pronësisë.

Çfarë është individi në shoqëri?
Që unë ti, ajo jemi “individ” tregon se vetja ime e atij, asaj e është e vërtetë është një tërësi e pandarë dhe jo një bashkim pjesësh të ndara prej tyre. Ky thelb individual thuhet se vazhdon nga një çast ne tjetrin pa humbur dhe pa thithur asgjë.
Më konkretikisht: Individi-njeri, organizëm i integruar në tërësi biologjike, psikike shoqërore, me të gjiha tiparet dhe veçoritë e tij, që është i aftë të kryejë funksionet psikofiziologjike dhe sociale.
Individualizmi është një qëndrim moral dhe filozofik që bazohet mbi idenë se individët duhet të jenë të lirë të përcaktojnë qëllimet e veta dhe brenda kufijve, të veprojnë për t’i arritur këto qëllime, pa u shtrënguar që të sillen sipas dëshirës së individëve të tjerë, apo sipas të supozuarës “e mirë e përbashkët”.
Ky qëndrim filozofik bazohet mbi faktin që meqenëse vlerat e individëve ndryshojnë nga njëri tek tjetri, dhe meqenëse individi nuk mund veçse të kuptojë një pjesë fare të vogël të dëshirave të “shoqërisë” apo të individëve të tjerë, të gjeturit apriori e një shkalle vlerash apo qëllimesh sipas të cilave duhet të sillet shoqëria apo kolektivi është e pamundur. Kështu tërësia e qëllimeve të imponuara arbitrarisht ndaj një kolektivi në vend që të jetë një reflektim i drejtpërdrejtë i dëshirave të të gjithëve – çka është e pamundur meqë ekzistojnë diferenca mes individëve – është në të vërtet një seleksionim artificial i disa synimeve nga njerëz që janë në pozita të ushtrojnë influencë, fuqi apo forcë.
Filozofi dhe ekonomisti Friedrich Hayek thotë se thelbi i individualizmit është “njohja e individit si gjykatësi i fundit i qëllimeve të veta, besimi se përsa është e mundur mendimet e atij duhet të qeverisin veprimet e atij vet.
“Nuk mund të pranohet, – thotë Manlio Dinuçi, sociolog i shquar italian, – që në kohën e sotme 10% e të pasurve të zotërojnë rreth 80% të burimeve njerëzore”. – Tek ne vihet re se një shtresë pasurohet në mënyrë të pamerituar, të tjerët rrinë në mjerim për shkak të keqqeverisjes.
Mosbarazia shoqërore bëhet shkak i konflikteve shoqërore dhe i luftërave. Një shtresë vihet kundër një shtrese. Individi vihet kundër individit.
Sjellja e individit, – thotë sociologu, Charlie Chaplin – mund të kuptohet vetëm në kufijtë e sjelljes në shoqëri. Është shoqëria, janë marrëdhëniet në prodhim që përcaktojnë sjelljen e individit. Individi nuk mund të merret i shkëputur nga marrëdhëniet shoqërore. Njeriu është i prirë të jetojë në shoqëri se është pjesë e saj dhe kjo e shtyn atë të zbatojë rregullat ligjore e morale. Njeriu, – thotë Xhon Lok, – është produkt i mjedisit në të cilin rritet dhe edukohet. Teoria e përhapur aq shumë në ditët e sotme e së “drejtës” të individit, tenton ta shkëputë individin nga shoqëria. Liritë dhe të drejtat e tij t’i shkëpusë nga ato të shoqërisë deri dhe t’ia kundërvejë me pretendimin e “lirisë” së individit dhe të drejtave të tij, që realisht bien ndesh me të shoqërisë, ku ai është pjesëtar. Individi nuk ka vetëm të drejta, por dhe detyra, që rrjedhin nga marrëdhëniet në shoqëri. Më së pari kryhen detyrimet ndaj kombit, familjes e shoqërisë. Kjo ndodh ga shumë politikanë shqiptarë. E drejta e individit merr vlerë vetëm në kuadrin e të drejtës së përgjithshme, civile, njerëzore. Njeriu është qenie sociale. Ndarja e të “drejtës” së individit nga e drejta universale, njerëzore, çon dhunshëm në kundërvënien e individit ndaj shoqërisë e familjes, që është qeliza bazë e shoqërisë.
Familja është e shenjtë, në kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo është e shenjtë se krijon trashëgiminë gjinore. Të jep dashurinë e fëmijëve, rrit solidaritetin shoqëror, dashurinë ndaj prindërve, miqve e ndaj njëri-tjetrit. Fëmijët lumturohen e gëzohen me dashurinë e prindërve të tyre. Në familje merret edukata e parë.“Edukata e mirë, është lulja e jetës”. Mikpritja dhe bujaria, janë nga cilësitë më të mira që ka krijuar dhe edukuar familja shqiptare. Nga këto nocione, “liria” në kuptimin e lirisë themelore, është më e hershme. Ajo pothuajse ka lindur bashkë me njeriun. Liria ka në themel barazinë e kushteve materiale, të drejtën bazike për të jetuar, për të patur një shtëpi dhe për t’u arsimuar. Nuk ka liri abstrakte. “Barazia, – thotë Zajme, – është guri i provës së drejtësisë dhe së bashku krijojnë lirinë”. Liria është domosdoshmëri jetësore, por ajo nuk është e pakufizuar, veçanërisht kur flitet për liri individuale. “Liria pa kufi, – thotë shkrimtari i madh francez Albert Kamy, – është e kundërta e lirisë”. “Masa të jetë kurdoherë, – thotë Horaci, – gjithçka ka një kufi”. Proverbalja: Liri – barazi – vëllazëri e dëshmuar nga iluministët francezë të shek.XVIII u bë motoja e përpjekjeve të popujve për zhvillim e përparim shoqëror. Ndarja e këtij trinomi apo mohimi, nga zhvillimet shoqërore janë përpjekje për të mohuar dialektikën e zhvillimit shoqëror, ligjësitë ekonomiko – shoqërore, mbi të cilat ajo zhvillohet e përparon.
Motoja, liri, bashkim e barazi shoqërore është aktuale edhe në kohët e sotme për shtetet e kombet aq më shumë për shoqërinë shqiptare, që të zhvillohet e të përparojë sikurse kombet e përparuara. Në themel të çdo shoqërie qëndron sistemi ekonomiko-shoqëror. Të pakët mund të jenë ata që përpiqen ta ndryshojnë sistemin sipas ligjësisë së përgjithshme të zhvillimit shoqëror.
Vlerësimi i meritokracisë nisur nga arsimimi, inteligjenca dhe rezultatet e suksesshme në ecurinë jetësore
Meritokracia nuk është gjë tjetër veçse vlera që i njihet tjetrit, nisur nga vërtetësia e tyre.
Një meritokraci është një sistem shoqëror në të cilin suksesi i njerëzve dhe statusi në jetë varen kryesisht nga talentet, aftësitë dhe përpjekjet e tyre. Me fjalë të tjera, është një sistem shoqëror në të cilin njerëzit përparojnë në bazë të meritave të tyre.
Meritokracia është në kontrast me aristokracinë, në të cilën suksesi dhe statusi i një personi në jetë varet kryesisht nga statusi dhe titujt e familjes së tyre dhe marrëdhëniet e tjera. Në këtë lloj sistemi social, njerëzit përparojnë në bazë të emrit të tyre dhe / ose lidhjeve shoqërore.
Që nga koha e termit “ethos” të Aristotelit , ideja për dhënien e pozitave të pushtetit për ata që janë më të aftë kanë qenë pjesë e diskutimeve politike jo vetëm për qeveritë, por edhe për përpjekjet e biznesit.
Në interpretimin e saj modern, meritokracia mund të zbatohet në çdo fushë ku kandidati i përzgjedhur për një punë ose detyrë i jepet në bazë të inteligjencës së tyre, forcës fizike, arsimit, kredencialeve në terren ose përmes kryerjes së mirë në ekzaminime ose vlerësime.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore konsiderohen nga shumë njerëz si meritokracistë, që do të thotë se njerëzit besojnë se “kushdo mund ta bëjë atë” nëse thjesht përpiqen mjaftueshëm. Shkencëtarët social shpesh i referohen kësaj si “ideologjia bootstrap”, duke rikujtuar nocionin popullor të “tërheqjes” së vetes “deri nga hapat e hapjes”. Megjithatë, shumë e vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e pretendimit se shoqëritë perëndimore janë meritokracitë, bazuar në dëshmi të përhapura të pabarazive strukturore dhe sistemeve të shtypjes që i kufizojnë mundësitë e bazuara në klasë, gjini, racë, etnie, aftësi, seksualitet dhe shënjues të tjerë socialë.
Pabarazia sociale dhe pabarazia e meritës në botë dhe tek ne

në kohët moderne, sidomos në Shtetet e Bashkuara, ideja e një sistemi të qeverisjes dhe të biznesit të bazuar vetëm në merita krijon një pabarazi, sepse disponueshmëria e burimeve për të kultivuar meritat përcaktohet kryesisht nga statusi socio – ekonomik i një personi. Prandaj, ata që kanë lindur në një pozitë më të lartë socio-ekonomike (domethënë, që kanë më shumë pasuri), do të kenë më shumë burime në dispozicion të tyre sesa ata që kanë lindur në gjendje më të ulët. Qasja e pabarabartë në burime ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe domethënës në cilësinë e arsimit që fëmija do të marrë, gjatë gjithë kohës nga kopshti deri në universitet.
Cilësia e edukimit, ndër faktorët e tjerë që lidhen me pabarazitë dhe diskriminimin, ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e meritës dhe sa meritorë do të shfaqet kur të aplikoni për pozita.
Në librin e tij 2012 “Edukimi meritokratik dhe dobësia shoqërore”, Khen Lampert argumentoi se bursa dhe arsim bazuar në merita janë të ngjashme me darvinizmin social, ku vetëm ata që janë dhënë nga lindja janë në gjendje të mbijetojnë përzgjedhjen natyrore. Duke i dhënë vetëm atyre që kanë mjetet për të përballuar një arsim cilësor më të mirë, qoftë përmes meritave të tyre intelektuale apo financiare, një pabarazi krijohet institucionalisht midis të varfërve dhe të pasurve, atyre që lindin në prosperitet socioekonomik dhe atyre që lindin me disavantazhe të natyrshme.
Merita është e barabartë me talentin, ose si masë të veten ka talentin. Kur dikush kryen një funksion, qoftë politik, shoqëror, drejtues në ekonomi e kudo, këtë duhet ta bëjë në bazë të talentit, i cili nxjerrë në pah edhe meritat në fushën përkatëse, ose çliron aftësitë e duhura. Nëse i futemi thellë fjalës meritë, zbulojmë në thelbin e saj bazën e demokracisë, ose e pakta mund të krahasohet me të për nga përmbajtja.
Në fakt, në kushtet e Shqipërisë së sotme, meritokracia do të ndeshet shumë shpejt me klasat që sundojnë, me forcat politike, me paditurinë e tyre dhe me pandërgjegjen e tyre: Këneta e Stigjes që e mbyt me avuj helmues meritokracinë.
Përderisa meritokracia është një ideal fisnik për çdo sistem shoqëror, arritja e saj kërkon së pari njohjen e kushteve sociale, ekonomike dhe politike që mund të ekzistojnë që e bëjnë të pamundur. Për ta arritur atë, atëherë, këto kushte duhet të korrigjohen.

Njeriu, shoqëria dhe realiteti
Ai ka një shtytje të natyrshme për të jetuar një jetë të lidhur me të tjerët. Duke jetuar me të tjerët ai i gëzon frytet e përbashkëta të jetës. Njeriu ka nevojë për shoqërinë për ekzistencën e tij. Fëmija varet nga prindërit e tij. Kapacitetet e natyrshme e fëmijës mund të zhvillohen vetëm në shoqëri. E gjithë kjo dëshmon se njeriu është nga natyra dhe domosdoshmëria një kafshë sociale. Ai është i lidhur ngushtë me jetën shoqërore. Marrëdhënia në mes të shoqërisë dhe individit është reciproke dhe plotësuese. Shoqëria është e përbërë nga individë dhe çdo individ është një pjesë e pandare e tërë shoqërore. Individi mund të jetë egoist. Ai mund të injorojë interesat sociale dhe të nxisë në ndjekjen interesave të tij. Në raste të tilla është detyrë e individit për ta rregulluar atë në shoqëri ose shoqëria vetë do ta detyrojë që të përputhet në shoqëri me modelin e jetës dhe kodin e sjelljes. Individi mund të sakrifikohet për të mirën e përbashkët të shoqërisë.
Çdo individ është kështu produkt i marrëdhënieve shoqërore. Ai ka lindur në një shoqëri dhe në të njëjtën kohë shoqëria gjithashtu rritet dhe ndryshimet në përputhje me ndryshimin e qëndrimeve dhe idealet e anëtarëve të saj. Jeta shoqërore nuk mund të ketë asnjë kuptim, përveç si një shprehje e jetës së individëve.
Individi në botën tonë është lënë të qëndrojë me veten e tij.

Nëse ai zhvillon aftësitë ,ai mund të ketë sukses për veten e tij në botën e gjerë. Shoqëria në këtë kuptim ofron një fushë të gjerë të mundësisë për çdo person. Fuqizimi dhe përmbushja e individit mund të jetë në zhvillim forca më e madhe në punë në shoqërinë e sotme . Njeriu mund të arrijë çdo gjë mbi të cilën ai vendos, kjo është tashmë një arritje e shoqërisë. Njeriu është i lindur social dhe çdo individ është kështu produkt i marrëdhënieve shoqërore. Shoqëria është një sistem i marrëdhënieve midis individëve. Sistemi shkrin qëndrimet tona, besimet dhe idealet tona. Kjo nuk do të thotë se individët takojnë shoqërisë si gjethet përkasin pemëve ose qelizat në trup.

Marrëdhëniet mes individit dhe shoqërisë janë më afër.
Shoqëria ka kuptim tek individi vetëm për shkak se ajo mbështet dhe kontribuon në qëllimet e vete individëve. Ajo është një unitet. Kjo ndihmon ne zhvillimin e individualitetit të individit që shoqëria të arrijë qëllimin e saj që ajo meriton në ditët e sotme. Shoqëria është rezultat i një marrëveshjeje nga njerëz, të cilët fillimisht kanë jetuar në një shtet para- social. Për shkak se shoqëria është bërë nga njeriu që ajo është me reale se krijimi i tij. Shoqëria është grumbullimi i thjeshtë i individëve. Shoqëria është një organizëm. Ashtu si pjesët e një organi të cilat janë funksionalisht të lidhura dhe askush nuk mund të ekzistojë i izoluar nga pjesa tjetër. Pra, anëtarët e një organi social janë të lidhura funksionalisht me njëri-tjetrin dhe për shoqërinë në tërësi. Prandaj, shoqëria është më reale se sa individuale dhe është më i madh se shuma e anëtarëve të tij individualë.





















