Koronavirusi në Shqipëri/ 24 viktima, 416 të infektuar, kurba fillon rënien

302
Sigal

Duket se kurba e koronavirusit në Shqipëri ka filluar rënien. Që nga rastet e para në fillim të marsit deri më tani janë shënuar 416 të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që 24 persona kanë humbur betejën me pandeminë.

‘Fitimtarë’ kanë dalë plot 182 persona, mes tyre edhe pjesëtarë të stafit të bluzave të bardha.

Ndërkohë deri më tani në spitalin Infektiv, aktualisht janë 50 të shtruar, 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe vetëm 1 prej tyre është i intubuar.

Tek “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, 4 prej të cilëve në intubim.