Shqipëria “kampione” e Europës në ndërlidhjen aeroportuale, 191% rritje të fluturimeve direkte pas pandemisë

51
Sigal

Shqipëria vijon të jetë një histori suksesi në rajon dhe në Evropë sa i përket ndërlidhjes ajrore, falë rritjes së vazhdueshme jo vetëm të numrit të pasagjerëve, por edhe konektivitetit. Të dhënat nga raporti i vitit 2025 të ACI (Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve) “Rankimi i Shteteve Evropiane bazuar në ndryshimin e lidhjeve ajrore” për vitin 2025, në krahasim me vitin 2019 dhe 2024, tregojnë zhvillime të rëndësishme në ndërlidhjen ajrore, ku Shqipëria shfaqet mes performuesve më të mirë.

Për shtetet jo – BE, ndryshimi i Shqipërisë krahasimisht me vitin 2019, kohë në të cilën vendi u përball me pandeminë Covid-19 është rritur me +56% duke u rankuar në vendin e dytë për këtë tregues pas Uzbekistanit i cili ka një rritje me +73%.