Përgjigjet e duhura për lotarinë amerikane 2018 dhe “Green Card”

658
Sigal

Gazeta Telegraf/


Avokati
Kieran Both bashkëbisedon me aplikuesit shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit
shtetëror


 Departamenti
i Shtetit nuk do të pranojë aplikime që vijnë pas mesditës së 7 nëntorit 2016


Shumë prej lexuesve
tanë kanë dërguar pyetje në lidhje me lotarinë për Green Card. Ne shpresojmë
t’u jemi përgjigjur disa prej tyre në të kaluarën dhe synojmë të publikojmë më
shumë pyetje dhe përgjigje në të ardhmen. Ju urojmë fat të interesuarve për
lotarinë amerikane për 2018!

 

Kur
duhet të paraqes aplikimin tim?

 

Periudha e paraqitjes
së aplikimit për DV-2018 fillon nga ora 12:00 (mesditë- Eastern Standard Time
(EST) ditën e martë, 4 tetor 2016 deri në ora 12:00 (mesditë), dita e hënë, 7 nëntor
2016. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për të. Aplikantët inkurajohen të
aplikojnë herët, e jo ta lenë për ditët e fundit. Departamenti i Shtetit nuk do
të pranojë aplikime që vijnë pas mesditës së 7 nëntorit, 2016. Ju mund të
aplikoni në faqen e internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov

 

Unë
ndodhem në SHBA; a mund të hyj në programin e llotarisë për “Green card”
amerikane?

 

Po, aplikanti mund të
jetë në Shtetet e Bashkuara ose në një vend tjetër, dhe mund të paraqesë
aplikimin prej ngado.

 

A
është e vërtetë që aplikimi bëhet vetëm një herë?

 

Po, ligji lejon vetëm
një aplikim për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti
i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të zbuluar nëse  ka aplikime më se një herë nga i njejti
person. Individët me më shumë se një aplikim/hyrje/ do të skualifikohen.

 

A
mundet që bashkëshorti im dhe unë, secili, të paraqesim  aplikime 
më vete?

 

Po, secili bashkëshort
mund të dorëzojë nga një aplikim, veças, në qoftë se secili përmbush kërkesat
ligjore. Nëse njëri bashkëshort është përzgjedhur, tjetri ka të drejtë për të
aplikuar si një derivat/ i varur.

 

 Cilët anëtarët të familjes duhen përfshirë në
aplikim?

 

Për Bashkëshortin: Nëse
jeni të martuar ligjërisht, ju duhet të listoni (vini në aplikim) bashkëshorten
tuaj, pa marrë parasysh nëse ajo jeton me ju, ose jo. Ju duhet të listoni
bashkëshorten edhe nëse jetoni veç, por të pa divorcuar ende ligjërisht. Nëse
jeni të ndarë ligjërisht,  ju nuk keni
përse  ta vendosni  bashkëshorten tuaj në listë. Pra, nëse jeni
divorcuar ose bashkëshorti /bashkëshortja juaj është  i/e vdekur, ju nuk e vini atë  në 
listë.

Për fëmijët: Ju duhet
të listoni të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç, në
kohën e aplikimit, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, apo të adoptuar
-fëmijët e bashkëshortes tuaj, apo fëmijë që ju i keni adoptuar zyrtarisht në
përputhje me ligjet në fuqi. Listoni të gjithë fëmijët që janë nën 21 vjeç, në
kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju. Nuk është e
nevojshme  të listoni fëmijë që kanë
marrë shtetësinë amerikane apo janë rezidentë permanente të SHBA.

Nëse keni listuar
anëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e nevojshme aplikimi për vizë
për ta, për të emigruar sëbashku me ju. Megjithatë, në qoftë se ju nukdo t’i
përfshini ata  në listim, rasti juaj do
të skualifikohej në kohën e intervistës për vizë, dhe as juve as  asnjërit prej anëtarëve të familjes suaj nuk
u jepet vizë. (Kjo vlen vetëm për ata që janë listuar si anëtarë të familjes në
kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal).

Bashkëshorti
/bashkëshortja /juaj, në qoftë se është e ligjshme ka të drejtë  të dorëzojë 
aplikim më vete, edhe pse ai ose ajo është radhitur në aplikimin tuaj,
për sa kohë që të dyja aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë
vartësit(dependents) në familjen tuaj.

 

A
duhet ta përgatis e dorëzoj unë personalisht aplikimin për lotarinë për “Green
card” apo mund të bëjë edhe një tjetër për mua?

 

Departamenti i Shtetit
inkurajon aplikuesit për të përgatitur dhe dorëzuar aplikimet vetë, por  nëse e keni të vështirë, dikush tjetër mund
ta përgatisë atë për ju:  një avokat,
mik, i afërm, apo dikush tjetër në emrin tuaj. Bëhet vetëm një aplikim.

 

Unë
kam aplikuar fillimisht për vizë emigrimi në kategorinë e preferencave
familjare. A jam i lejuar që  ndërkohë të
aplikoj  edhe për programin e DV-së?

 

Po.

 

 Sa kohë pas aplikimit do të vijë konfirmimi
elektronik?

 

Ju duhet të merrni
njoftimin konfirmues menjëherë, përfshirë 
bashkë me te edhe njënumër konfirmimi që ju duhet  ta ruani me kujdes. Megjithatë, natyra e
paparashikueshme e internetit mund të rezultojë në vonesa. Ju duhet të godisni
butonin “Submit” aq herë sa është e nevojshme deri sa të merrni njoftimin
konfirmues. Me të marrë njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni  më informacionin tuaj.

 

Si
mund ta di nëse jam përzgjedhur unë?

 

Përdorni numrin tuaj të
konfirmimit për të kontrolluar statusin tuaj. 
Shikoni në faqen e internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov duke
filluar nga 2 Maj 2017 deri më 30 shtator 2018. Kjo është mënyra e vetme me të
cilën do të merrni njoftimin nga Departamenti i i Shtetit, nëse jeni
përzgjedhur. Mbajeni numrin e konfirmimit deri më 30 shtator, 2018 për cdo
rast. Nëse ju jeni përzgjedhur, do ta merrni njoftimin vetëm nëpërmjet
komunikimin me e-mail lidhur me intervistën për vizë, u jepen udhezime per
aplikimin për vizë dhe u njofton për datën dhe kohën. “Entrant Status Check”
është e vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës do ta merrni njoftimin nga Departmenti
i shtetit  nëse jeni përzgjedhur për
llotarinë amerikane.

 

 Sa kushton hyrja në programin “Diversity Visa”
për fitimin e lotarisë amerikane?

 

Nuk ka asnjë tarifë për
të dorëzuar aplikimin. Megjithatë, nëse ju jeni përzgjedhur,  duhet të paguani të gjitha tarifat e kërkuara
në kohën e aplikimit për vizë dhe të intervistës; pagesa  bëhet tek arkëtari konsullor në Ambasadën e
SHBA-së apo Konsullatë. /Illyria/