Delenxhinjtë e Sindikatave të Arsimit

704
Sigal

Gazeta Telegraf/


Përparim HALILI

 

Gazeta “Telegraf”, prej dy ditësh denoncoi me fakte konkrete të investiguara
në MAS dhe nëpër banka, skandalin e zhvatjes së pagave të mësuesve të arsimit
parauniversitar nën maskën e “kuotës sindikale”, bërë në emër të “kioskë
sindikatës” së (pa)varur të Arsimit Shqiptar, e cila fatkeqësisht dhe për turp
të trupës mësimore pedagogjike shqiptare, po (ç)drejtohet nga një analfabet, delenxhi
dhe batakçi me emrin Nevrus Kaptelli (NOKE). Denoncimi i “Telegraf” nuk u bë siç
mendon ai, se gjoja “kemi inat Noken”, mbasi “historitë e miqësisë” së tij me
ish-sigurimin e shtetit, nuk i ka me pasoja ndaj nesh, por ndaj njerëzve mes të
cilëve ka jetuar e punuar deri sa e sollën në Tiranë pas investimit “me thasë”
tek flokëbardhët e kupolës sundimtare e anadollake të BSPSH, të cilët vazhdojnë
ta përdorin si “oturak”! Denoncimi u bë për të ndalur shkeljen ligjore të zhvatjes
së kuotës sindikale nga paga e mësuesve, bërë me urdhër të MAS, pas pazareve të
pista me këtë “lolo sindikatë”, kapistrën e të cilës e tërheq Kaptelli. Ky
denoncim, u bë dhe do të vazhdojë të bëhet më fuqishëm e i zgjeruar me prova
konkrete të krimit shtetëror e sindikal në bashkëpunim, për të zbardhur të
vërtetën se ku përfundojnë milionat që mbahen në emër të kuotës sindikale të
mësuesve, mbajtur nga pagat e tyre mujore. Ky denoncim, u bë si sensibilizim për
masën e mësuesve shqiptarë, të cilët duhet të ndalin ose minimalisht të
shpërfillin me neveri e përshtirosje këtë “çetë horrash” me logon “sindikatë”
me në krye qafirin e “industrializuar me vonesë”, abuzuesin Noke Kaptelli. i
cili ka dërguar një reagim defter-bakall në “Telegraf”, ku na tregon se “gazeta
ka shpifur” (më saktë, gazetari). Në reagimin e tij të shkruar 100% me nivel
analfabeti, ai na tregon se sindikata  e
arsimit (SPASH) është një forcë e madhe në shërbim të mësuesve. Se çfarë force
e madhe është sindikata e Arsimit, këtë e tregon fakti që ka përfunduar në dorë
të Nokes, të cilën e “ka futur në thes” me thasët e kecave dhe rrotave të
djathit. Sipas tij,“SPASH është një
sindikatë që mbron mësuesit, se po punon pa kompromis, në kushtet e pengesave të
vazhdueshme për mbledhjen e kuatizacioneve, për vlerësimin moral dhe material të
mësuesit, për përmirësimin e kushteve të punës së tyre, për ruajtjen e vendeve
të punës, për indeksimin e inflacionit, për rritjen e pagave  dhe dhënien e shpërblimit të fundvitit. Ne do
te vazhdojmë punën, si deri më sot, duke vlerësuar besimin që na ka dhënë anëtarësia,
pavarësisht  presioneve  dhe shpifjeve te cilitdo që kërkon dobësimin
e sindikatës…
” (deklaron Nokja).


Se çfarë shkatërrimi mund t’i bëhet më tepër se sa i ka bërë Nokja dhe
“tutorët” e tij kësaj mavri (mavi) sindikate që lëpihet pas gardhit të MAS për
kuotat e mësuesve, për kontrata pune e pazare punësimi të familjarëve dhe miqve,
këtë e di vetëm ai. Ne dimë faktin, që kemi bërë një denoncim të saktë e
ligjor, të cilin do ta çojmë deri tek tavolina e drejtësisë. Këtë denoncim të bërë
nga “Telegraf” e pranon në reagimin e tij edhe vetë N. Kaptelli, duke deklaruar
se kuotat sindikale mbahen në pagat e mësuesve. Por mohon faktin, që këto kuota
ndalohen në bankë, me urdhër zyrtar dhënë prej të MAS, si përgjigje ndaj kërkesës
që ka bërë SPASH. Këtë e tregojnë shkresat zyrtare, urdhrat, vendimet, porositë,
bashkëpunimet, akt-marrëveshjet mes MAS dhe N. Kaptellit dhe ortakut të tij që
ka në dorë FSASH. E tregojnë shkresat që ky person u dërgon drejtorive rajonale
të arsimit në qarqe, duke u kërkuar që mësuesve t’u ndalen kuotat në pagë. E
tregon një shkresë zyrtare e firmosur edhe nga Nokja, dërguar Ministrisë së Arsimit,
me të cilën i kërkon që të ndalen kuotat sindikale në pagat e mësuesve dhe të
arkëtohen 50% me 50% me “ortakun” Xhaferr Dobrusha të sindikatës tjetër kukull.
Zoti Kaptelli, na kërkon t’i japim përgjigje për këtë pyetje: Cili urdhër i MAS
dhe Drejtorive Arsimore, detyron mësuesit të paguajnë për sindikatat? Po ta
japim përgjigjen: Eshtë shkresa e lëshuar nga FSASH dhe SPASH, me datë 5. 02.
2013, me Nr. 193. të Protokolluar, datë 11.02. 2013, firmosur nga Bajram Kruja
(ish-pronar i një kampi punëtorësh të shitur në zonën turistike malore të
Shkodrës), zëvendësuar prej N. Kaptellit dhe mbajtur ende në krye të SPASH edhe
pse komunikon me “dridhje”! Kjo shkresë është firmosur edhe nga Xhaferr
Dobrusha, një tjetër zullumqar që po mban peng prej 25 vitesh sindikatën tjetër
të arsimit, paçka se ka dalë në pension që kur është bërë emancipimi… i gruas
shqiptare! Nokja na sqaron, se “…kuotë sindikale, ashtu siç është përcaktuar në
Statutin e Sindikatave, paguajnë vetëm ata mësues që kanë deklaruar me shkrim
anëtarësine e tyre në sindikatë…”. Mirëpo ja që mësuesit nuk e paguajnë kuotën
mujore sindikale me vullnet të lirë siç paguhet çdo pagesë anëtarësimi në
shoqata e organizata shoqërore, por u mbahet si taksë mujore me listë emërore në
pagën mujore nëpërmjet bankës, konfirmuar kjo me dokumentin bankar të lëshuar për
sindikatën nga “Raiffeisen Bank”, në datën 8 prill 2014, me kod vule bankare
“PO 028006”. E vërteton urdhër shpenzimi i lëshuar nga Thesari i Shtetit (Shkodër)
me Nr. 19, datë 13. 01. 2016, me emërtesën “kuotë sindikale” me vlerë
financiare 356 mijë lekë të reja! E po kështu shumë fatura të tjera, të cilat
do t’i publikojmë. Që mësuesve u ndalen kuotat me urdhër nga Ministria e
Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore në qarqe, këtë e vërteton Urdhri nr. 1, datë
29. 12. 2015 me Nr. Prot. 2600/1, të cilin MAS ia dërgon për zbatim Drejtorisë
Arsimore të qarkut Shkodër, ku thuhet: “Urdhër, për zbritjen nga paga të kuotizacionit
sindikal në të gjithë institucionet arsimore të varësisë (edhe kopështet) për
vitin kalendarik 2015, duke e kaluar shumën e ndalur për llogari të SPASH dhe
FSASH, në vlerë të barabaratë 50% me 50%, shoqëruar ky urdhër me shkresën dërguar
në këtë drejtori e në të gjithë drejtoritë rajonale të Shqipërisë, të firmosur
edhe nga delenxhiu dhe batakçiu N. Kaptelli që e mohon skandalin e denoncuar,
shkresë që ka datën 28.12.2015. Ky makinacion për të zhvatur lekët e mësuesve, është
vetëm 2 ditë para natës së Vitit të Ri, kur Nokja dhe ortaku i tij, gjoja bënin
protesta për shpërblimet e mësuesve dhe pagën e 13-të!  gazeta “Telegraf” do të zbardhë të plotë skandalin
e kuotave, duke publikuar dosjen e plotë të këtij krimi financiar që bëhet në
emër të sindikatës.

Mësuesit sindikalistë, presin përgjigje për këto pyetje, që do t’i çohen
edhe drejtësisë

 

1.      Sa milionë lekë janë ndalur realisht si
kuota sindikale, nga pagat e mësuesve?

2.      Ku janë depozituar?

3.      Kur janë tërhequr dhe për çfarë objekti
shpenzimesh?

4.      Nga cilët janë tërhequr këto miliona?

5.      Me ç’urdhër janë tërhequr?

6.      Ku janë transferuar e tjetërsuar
milionat e kuotave sindikale dhe të 
ardhurat e tjera?

7.      A ka pasur dhe a ka të ardhura të tjera
financiare të depozituara në llogaritë bankare ilegale me emra të sindikatave
të arsimit “Kaptelli” e “Dobrusha”?

8.      A ka dokumentacion, të miratuar sipas
Statutit nga strukturat e këtyre dy sindikatave, për shpenzimet e bëra?

9.      A duhen zbardhur pasuritë personale të
drejtuesve të këtyre sindikatave?

10.  A ka të ardhura nga shitja, apo qiratë e
ish-kampeve dhe objekteve të regjistruara me emra personalë drejtuesish
sindikalë që në kohën e “Xhekës”?

11.  Sa milionë lekë, janë paguar nga dy
agallarët e sindikatave për të paguar avokatë, gjyqtarë dhe sekserë drejtësie,
me qëllim për të mbajtur kolltukët e zhvatura me vota kongresesh fallco?

12.  Sa familjarë të tyre janë pjesë e
strukturave drejtuese, apo financiare të sindikatave të arsimit?

13.  A kanë bër pazare ky batakçinjtë e
sindikatave të arsimit me kupolën e ministrisë, për të bërë gjoja sikur mbrojnë
mësuesit e larguar nga puna?

14.  A kanë blerë “mastera” e diploma false, drejtues
të sindikatës së arsimit “Kaptelli” e “Dobrusha” dhe në cilët universitete
brenda e jashtë vendit?

15.  A kanë bërë presione dy drejtuesit e
sindikatës për të punësuar e transferuar në arsim familjarë e pagues të tyre
dhe si e kanë arritur “qëllimin”? 


Shqetësime për të cilat SPASH nuk flet

1.      Mbi 25% e shkollave në zona kanë nisur mësimin, pa libra

2.      Në gjithë sistemin arsimor parauniversitar, mungojnë 30%
e librave

3.      Në shkallë vendi, 60% e drejtorëve të shkollave janë pa
kualifikimet përkatëse dhe nuk i janë nënshtruar asnjë procesi provimi, siç
detyrohen mësuesit

4.      Afro 10 mijë fëmijë, nuk shkojnë në shkollë, mbasi kanë
ikur emigrantë jashtë Shqipërisë, me prindërit e tyre.

5.      Afro 30 mijë nxënës kanë braktisur shkollën e lypin nëpër
rrugë e pijetore dhe punojnë si skllevër për bukën e gojës ose të blerë e të
shitur prej tutorëve.

6.      Në 41 % të shkollave 9 vjeçare dhe në 30% të shkollave të
mesme nuk është përfunduar struktura e mësuesve.

7.      Sipas të dhënave, 38% e shkollave në fshat dhe 15% e
shkollave në qytete, janë në gjendje të rrënuar si mjedise fizike dhe me
mungesë pajisjesh mësimore.

8.      Afro 12% e nxënësve në shkollat 9 vjeçare dhe 18% e
nxënësve në shkollat e mesme, dje e nisën vitin mësimor pa libra, për shkak të
varfërisë ekstreme ekonomike në familjet e tyre, prej pamundësisë financiare
për të blerë çantat, librat, fletoret dhe pajisjet e tjera.

9.      Në mbi 50% të shkollave në shkallë vendi, ka mbingarkesë
të numrit të nxënësve në klasa, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të
klasave, në raport me numrin e nxënësve që kanë ciklet dhe paralelet. 

10.  Afro 30% e lëndëve mësimore në shkollat e fshatrave, do t’í
japin mësues të pa profilizuar për lëndët përkatëse, sidomos në lëndët e
shkencave shoqërore.

Ja pjesë nga reagimi, pa asnjë korrigjim

 

SINDIKATA E PAVARUR E ARSIMIT  ESHTE
NE MBROJTJE TE ANETARESISE

 

Numri i sotem date 27.09.2016 i gazetes 
suaj “Telegraf “ ka per kryeartikull 
“Agallaret e sindikatave perlajne 360 milione nga mesuesit “  dhe me poshte shkruhet: Viti akademik  nis me vjedhjen e 30 mije mesuesve,ne emer te
kuotizacionit.Skandali bankar me 67 institucione e sherbime publike dhe urdheri
I paligjshem I MAS dhe drejtorive Arsimore

dhe ne faqen 9 “Edhe ky vit mesimor nis me vjedhjen e 30 mije mesuesve,nen
masken e kuotes sindikale” dhe ne krye te faqes “ Ministria te bllokoje krimin
e zhvatjes qe u behet çdo muaj mesuesve,nga disa kryesindikaliste pazarxhinje e
“kukulla”.

Ne jemi te zgjedhur nga ata mesues qe na e kane besuar mbrojtjen e te
drejtave te tyre  ekonomike e
sociale  dhe pergjigjemi  e japim llogari vetem para ligjit dhe  anetaresise qe na ka zgjedhur .

Burimi i te ardhurave (kuotat e anetaresise) dhe menyra e perdorimit te
tyre eshte e percaktuar ne statut .

Ku e gjen te drejten z.Halili qe te fyeje dinjitetin dhe personalitetin
tone duke na quajtur agallare,pazarxhinj,kukulla ,analfabete,  me çallme,banda etj.Ç’I kujton mesuesit
z.Halili ,”injorante “ qe zgjedhkan e mbakan ne krye te tyre  pazarxhinj,kaçake,batakçinj,kukulla,vegla
etj?

Cili urdher I MAS e Drejtorive Arsimore 
detyron mesuesit te paguajne per sindikatat?

Kuote sindikale ashtu siç eshte percakruar ne statutin e
sindikatave,miratuatr nga kongresi dhe aprovuar ne gjykate, paguajne vetem ata
mesues qe kane deklaruar me shkrim anetaresine e tyre ne sindikate  ku secili deklaron me pergjegjesi personale  anetaresine ne sindikate ,pranon statutin,
detyrimet dhe perfitimet qe rrjedhin prej tij 
dhe ne perputhje me nenin 117,pika 2 te Kodit te Punes ,autorizon
punedhenesin qe te zbrese nga paga mujore 
kuotizacionin sindikal  dhe ta
xhiroje ne llogarite perkatese te sindikates ku aderon. Autorizimi ka vlere
deri ne momentin kur  i anetaresuari  kerkon shfuqizimin e tij.

Jashte ketij deklarimi ligjor te gjithsecilit qe eshte anetaresuar, as
MAS,as DAR dhe askush tjeter nuk ka te drejte te ndaloje,nuk mund te ndaloje
dhe nuk ka ndaluar asnje lek nga paga e mesuesve.,hamendesimet dhe geneshtrat
ekzistojne vetem ne mendjen e 
pseudogazetarit  dhe te askujt
tjeter.

Nuk e kuptojme se kujt I intereson goditja e sindikatave,pikerisht kur
mesuesit kane me shume nevoje per mbrojtjen e 
te drejtave te tyre .

Sindikata po punon pa kompromis,ne kushtet e pengesave te vazhdueshme per
mbledhjen e kuatizacioneve ,per vleresimin moral dhe material te mesuesit,per
permiresimin e kushteve te punes se tyre,per ruajtjen e vendeve te punes,per
indeksimin e inflacionit,per rritjen e pagave 
dhe dhenien e shperblimit te fundvitit.Ishte puna kembengulese e
sindikatave qe beri te mundur  uljen e
normes mesimore javore,vleresimin me dy ore te klases kujdestari,dhe uljen e
numrit te nxenesve per klase , qe realizoi 
ruajtjen e vendeve te punes te te gjithe mesuesve qe ishin ne sistem .

Ne do te vazhdojme punen ,si deri me sot,duke vleresuar besimin qe na ka
dhene anetaresia ,pavaresisht 
presioneve  dhe shpifjeve te
cilitdo qe kerkon dobesimin e sindikates dhe cenimin e demokracise.

 

 

                                                                                                       
P R E S I D E N T I  S P A S H

                                                                                                         
       NEVRUS KAPTELLI

Tirame ,me 29.09.2016