Situata me zjarret në vend: Dy vatra ende aktive, zonat më problematike

44
Sigal

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë shqetësuese. Gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë shuar, ndërsa 2 vijojnë të jenë aktive.

Në Bashkinë e Himarës janë fikur vatrat në Porto Palermo dhe në zonën Qafë Lerë Llaman. Vatra në vendin e quajtur Vumlo, pranë fshatit Kudhës, u izolua fillimisht, por për shkak të intensitetit të erës dhe temperaturave të larta, zjarri është përhapur në një sipërfaqe me terren të vështirë ndërhyrjeje. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë edhe në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive.Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri që prej disa ditësh ka përfshirë zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. .Përgjegjësi i emergjencave civile pranë Prefekturës së Vlorës, Robert Skendaj, ka konfirmuar se operacionet për shuarjen e flakëve kanë vazhduar për ditë me radhë, me ndërhyrje si nga toka ashtu edhe nga ajri.Prej ditësh situata ka qenë problematike për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga katër bashki: Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Finiq. Ndihmë të konsiderueshme kanë dhënë edhe Forcat e Armatosura me rreth 40 efektivë, të cilët kanë vepruar në terren dhe me helikopterë për përballimin e situatës.