Erë dhe dallgë të forta deri në 7 ballë, pezullohet lundrimi Vlorë-Brindisi

540
Sigal

Moti i keq me erë të fortë dhe dallgë ka bërë që të anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi.

Mësohet se deti me dallgë deri në 6-7 ballë e bën të pamundur lëvizjen e tragetit.

Anijet e vogla kanë marrë njoftimin të strehohen në gjiret ose në portin e Zvërnecit, deri në marrjen e një njoftimi të dytë.