Kostandinua që la Francën për Sarandën

Nga Agron Mema

Pritshmërisë ekonomiko-financiare të qytetit më jugor shqiptar, Sarandës, janë me shpresa më të mëdha tek turizmi. Po qershori iku dhe erdhi korriku duke i kthyer shpresat në zhgënjime. Janë bërë investime në infrastrukturën hoteliere, të shërbimit hoteleri dhe atij kulinar të cilat janë në arritje dhe përmasa, jo vetëm në standarde bashkëkohore, por edhe të një cilësie perfektë. U ndodhëm rastësisht tek Bistro-Kafe-Restaurant “PIKASSO” në Lagjen Kodër të Sarandës. Përveç mjedisit të këndshëm e shlodhës plot pemë e lule, gjelbërim dhe ajër i pastër, ç’ka i japin një freski të admirueshme në kondicionim natyror të këtyre momenteve me temperatura të larta, n’a tërhoqi vëmendjen diçka e veçantë.( ?)

Sigal

Guzhina…Më sakt guzhinieri i sajë, shqiptaro-francezi Kristiano Prifti. Në bisedë me të n’a thotë se Saranda është e bukur nga natyra dhe, nëse me pak më shumë seriozitet në drejtim të investimeve në infrastrukturë, sidomos asajë rrugore, Saranda ofron shumë e më shumë. Dhe pikërisht kjo e detyroi të lërë Francën sëbashku me familjen dhe të jetojë e punojë në Sarandë. Tregon diçka edhe për jetën e tij. Si të gjithë shqiptarët edhe ai e la vendlindjen, Kukës in, dhe mori rrugët e emigrimit drejt Greqisë. Pas qëndrimit disavjeçar, me pretendime për një jetë më të mirë, largohet drejt Francës ku qëndron 20 vjet. Puna e lodhshme, por me të ardhura të bollshme i mundësoi ndërtimin e një vile në Domje të Tiranës si dhe blerjen e një hyrjeje në Sarandë ku dhe punon aktualisht duke futur në guzhinë gatimet si tradicionale shqiptare, ashtu edhe të vendeve qitje, europiane e më tej, por sidomos ato franceze. Interesimit tonë për pritshmërisë e këtij sezoni, Verë 2025, u përgjigjet se të arrijmë treguesit dhe parametrat e vitit të kaluar do të jetë sukses, pavarësisht ndryshimit të nivelit të çmimeve, se për më tepër s’behet fjalë, por e frikshme është mos zbresim më poshtë. Në Shqipëri bëhet një gabim i madh evidencuar në raportimin e shifrave. Shikohet numëri i deportimeve nga PKF drejt Shqipërisë. Kjo është gabim, se shteti vërtetë merr taksën e tij, po biznesi asgjë në shumicën e rasteve. Në Francë e kudo shikohet turisti ekonomikë dhe jo ai vizitor. Kjo nuk ndodh këtu dhe sjell këtë realitet të dëshpëruar deri në të pashpresë për këtë sezon Verë 2025. Mund të them se ata turistë që janë ofruar  dhe na kanë preferuar, janë tepër të kënaqur nga cilësia e shërbimit tonë jo vetëm në guzhinë. Përpiqemi. Të shohim.Kushtet i jemi krijuar, siç dhe i shikoni me standarde bashkëkohore. Mund t’u them bashkatdhetarëve patriotë emigrant të vijnë të investojnë se Shqipëria ofron shumë.