Dekoroi me medaljen e lartë mohuesin e genocidit, humanistja kritikon ashpër Vuçiç: Fillove luftën kundër fqinjëve…

182
Sigal

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandic ka reaguar ashpër pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç dekoroi mohuesin e gjenocidit, Peter Handke me medaljen më të lartë shtetërore “ Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit.

Përmes një postimi në Twitter, ajo shprehet se me këtë gjest Vuçiç filloi luftën civile kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe ndaj çdo serbi që mban turpin e genocidit serb të kryer në luftërat e viteve 1990.

“Duke dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjit” Peter Handken, Presidenti i Serbisë, filloi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh në Serbi që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe krimeve masive të forcave serbe në luftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë dritë shprese”, ka shkruar Kandic në Twitter.

Dy ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dekoroi me medaljen e lartë shtetërore “Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”, fituesin e çmimit Nobel për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili njihet si adhuruesi i Millosheviçit.