Shqiptarët nuk po mbajnë më maska mbrojtëse, ekspertët paralajmërojnë rrezik

63
Sigal

Sot pas më shumë se një viti pandemik, situata ka ndryshuar. Ulja e rasteve pozitive me Covid-19, rritja e të vaksinuarve dhe numri i lartë i personave që e kanë kaluar Covid-19 e kaluar vigjilencën në popullatë.

Në rrugët e kryeqytetit të paktë janë qytetarët që mbajnë maskën në ambjente të hapura sipas vendimit të ekspertëve. Madje dhe policia e ka lënë detyrën që iu ngarkua për gjobitjen e qytetarëve pa maska, pasi edhe vetë janë shkelës të këtij vendimi. Për qytetarët mbajtja e maskës në ambjente të hapura duket e pakuptimtë.

Të rinjtë janë shkelësit më të mëdhenj të masave anti-covid. Ekspertët këmbëngulin duke thënë se virusi nuk ka ikur. Silva Bino thotë se mosrespektimi i masave mund të na çojë në shpërthime të tjera të koronavirusit por hezitoi të bëjë parashikime për verën. Ndaj dhe thotë se sezoni turistik do të varet nga sjellja jonë në raport me respektimin e masave.

Një gjë është e sigurtë, nëse në vendin tonë i shkelim si dhe sa herë të duam masat anti-covid, duke dëmtuar njëri tjetrin, nëse do të shkojmë jashtë vendit jemi zbatuesit më të rregullt nga frika e ndëshkimit.