Lëvizje surprizë në prag të Europianit, Spanja i “rrëmben” Francës 26-vjeçarin e Manchester City-t

196
Sigal

Lëvizje surprizë në prag të startit të Kampionët Europian! Mbrojtësi i Mançester Sitit, Ajmerik Laport, ka braktisur Francën, teksa do t’i bashkohet kombëtares spanjolle. Lajmi është konfirmuar nga prestigjiozja “Marca”, teksa bëhet me dije, se trajneri i iberikëve, Luis Enrike, ka biseduar personalisht me Laport, duke e bindur që të zgjedhë Spanjën.

Përgjigja e mbrojtësit 26-vjeçar, ka qenë pozitive dhe zyrtarët e Federatës së Spanjës kanë nisur menjëherë procedurat për të marrë lejen nga FIFA për federimin e tij si lojtar i Spanjës. Futbollisti ka rrënjë baske dhe është rritur në akademinë e Atletiko Bilbaos. Në janar të vitit 2018, Siti e bleu mbrojtësin për plot 65 milionë euro.

Edhe pse ai luan prej vitesh në nivele të larta, trajneri i Francës, Deshamp, nuk e ka aktivizuar asnjë minutë me kombëtaren e parë, teksa Laport ka zhvilluar 51 ndeshje me skuadrat zinxhir të Francës. Për shkak të “injorimit” nga trajneri Deshamp, futbollisti i Sitit, zgjodhi të braktiste kombëtaren franceze, teksa do të veshë fanellën e Spanjës, duke filluar që nga Europiani i këtij viti.