‘ADS është një ‘AKSHI 2’! Gjokutaj: Paradite shkojnë në SPAK, pasdite shpikin institucione të reja për të vjedhur miliona

ADS do të administrojë fonde të konsiderueshme dhe do të rekrutojë specialistë me paga të larta, ndërsa ngriti dyshime mbi efektivitetin dhe transparencën e kësaj nisme. Duke iu referuar më herët sulmeve kibernetike ndaj sistemeve shtetërore, ai tha se AKSHI ka përfituar fonde të shumta për përmirësimin e sigurisë digjitale dhe se krijimi i një strukture të re ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përdorimit të këtyre investimeve

Pas denoncimit të bërë sot nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me krijimin e strukturës së re të quajtur “Albanian Digital Solution” (ADSH), avokati Genc Gjokutaj ka ngritur pikëpyetje mbi funksionin dhe financimin e kësaj kompanie. Gjokutaj deklaroi se qeveria po tregon “kreativitet” sa herë bëhet fjalë për menaxhimin e fondeve publike, duke krijuar sipas tij struktura të reja që ngjajnë me institucionet ekzistuese.Sipas Gjokutajt, ADS përfaqëson një “AKSHI 2”, i cili do të krijohet nga vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ai tha se, nga informacionet që ka mbledhur, kjo strukturë e re do të jetë tërësisht shtetërore dhe do të ketë si objektiv forcimin e sistemeve shtetërore të teknologjisë, duke u prezantuar si “shtëpia shtetërore e softuerit dhe inteligjencës artificiale”.Gjokutaj u shpreh se ADS do të administrojë fonde të konsiderueshme dhe do të rekrutojë specialistë me paga të larta, ndërsa ngriti dyshime mbi efektivitetin dhe transparencën e kësaj nisme. Duke iu referuar më herët sulmeve kibernetike ndaj sistemeve shtetërore, ai tha se AKSHI ka përfituar fonde të shumta për përmirësimin e sigurisë digjitale dhe se krijimi i një strukture të re ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përdorimit të këtyre investimeve.Avokati e cilësoi ADS-në si një vazhdimësi të modelit ekzistues, duke argumentuar se qeveria po krijon institucione të reja me funksione të ngjashme me ato aktuale. Sipas tij, përpara se të ndërmerren iniciativa të reja, duhet të ketë një vlerësim të aktivitetit dhe rezultateve të AKSHI-t.

NOA