Sarandë/ Kapet mbi 1 ton drogë në një tunel, ndalohen 8 gra dhe 1 burrë

455
Sigal

Mbi 1 ton drogë është kapur sot në Sarandë, ndërsjanë ndalaur 9 persona, mes tyre 8 femra.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në një tunel në Qafe-Gjashtë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni”.

Mësohet se dy furgona policie janë ngarkuar plot me marijuanë të sekuestruar. Ndërkohë, personat e ndaluar janë shoqëruar në komisariat. Bëhet e ditur se në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sakaq, vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin e personave të arrestuar.