“Përveç sorollatjes me ditë të tëra në spitale, nuk mora asnjë zgjidhje”

489
Një shtetase nga Korça ka denoncuar shërbimin shëndetësor në vend, për të cilën ajo tregon një rast personal. Denoncimi është kryer nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila e ka postuar shqetësimin e qytetares në rrjetet sociale.
Në denoncimin e saj, shtetasja në fjalë shprehet se mamaja e saj vuan nga diabieti dhe tensioni i lartë. Ajo thekson se disa herë ajo ka pësuar goditje goditje ishemikë që e kanë paralizuar. Qytetarja sqaron se kishte shkuar tek mjeku i familjes, por aty i thanë se duhet të shkonte në QSUT për të marrë insulinën dhe ilaçet e zemrës. Ajo thekson se ka marrë leje disa herë në punë për të shkuar në QSUT për të marrë ilacet, por për gati 3 ditë mjekët e sorollatën duke mos i dhënë zgjidhje.

Më poshtë denoncimi i qytetares
PACIENTET NE MESHIRE TE FATIT…
TE SORROLLARESH DITE TE TERA QENDRAVE SHENDETESORE DHE SPITALEVE E TE MOS MUND TE MARRESH DOT SHERBIMIN SHENDETESOR QE TE TAKON ME LIGJ….
Mesazh nga qytetari K.E.:
Pershendetje zonja Vokshi, jeni nje nga zerat e popullit hallexhi shqiptar qe po sorollatet neper dyert e institucioneve shendetesore shqiptare, per te mare sherbimin qe I takon, por qe ne realitet shkon per te gjetur sherim dhe semuret me keq.
E nderuar zonja deputete shqetesimi im eshte ky. Kam mamane 60 vjec e 5 muaj, ne pritje te marjes se pensionit, me diabet 11.35 hemoglobina e glukozuar, tension I larte, yndyrna. Ne dhjetor 2013 pesoi nje goditje inshemike Ku I dha paralize ne ana e djathte, por fatmiresisht u rikuperua. Te njejten goditje e pesoi edhe ne shkurt 2016 Duke I mare fytyren, doren dhe kemben krahu I djathte. Aktualisht eshte ne proces rikuperimi gjithmone nen mbikqyrjren dhe shoqerimin tone. Nje person e ka ne dispozicion ne cdo kohe, diten e shtune lashe femijet pa shkuar ne plazh per te shkuar tek mjeku families per ilace. Aty me thane se insulinat dhe ilacet e zemres duhet te drejtohesh ne poliklinike dhe QSUT per ti mare. Diten e hene Mora leje ne pune dhe shkova ne polikliniken Nr.3, aty per insulinat vec me dhane rekomandim per ne QSUT. Shkova tek konsultat ne qsut aty duhet te shkosh ne 07.00 te rregjistrohesh dhe pastaj te vazhdosh me konsulten. Si perfundim iku dhe e hena. E Marta pushim, te merkuren shkova ne Oren 07.00 u regjistrova, do vish mbas ores 10.00 per konsulte. Perseri leje tek puna, mbajta prape rradhe, zhvillova konsulten, por pergjigjia del te nesermen mbas ores 14.00. Prape duhet te mar leje tek puna, nderkohe qe I semuri pret ilacin dhe kjo situate e streson me keq. Gjithe kohen qan, si u bera keshtu pse sme mori zoti merova femijet. Ca behet keshtu zonja deputete, pse paguhet gjithe kjo administrate dhe sorrollatin popullin hallexhi, nga korca ne rradhe per insulin a. kur skane besim tek institucionet ti shkrine dhe te shkojme te gjithe tek zyra e ministrit ti marim ilacet. Ju lutem shkoni nje dite tek konsultat dhe shikoni cfare behet. Ju kerkoj ndjese per shqetesimin, por mendoj se dikush duhet te flasi per kete qe po ndodh. Ju uroj shendet dhe gjithe te mirat. K
Sigal