Vijojnë reshjet e shiut, në disa zona do të ketë reshje dëbore

92
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e marte parashikohet kryesisht i vranët.

Në orët e para të 24 orëshit deri në mesditë, parashikohen reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve, në Verilindje në lartësitë mbi 300 metër si dhe Juglindje në lartësitë mbi 600 metër, parashikohen reshje të dendura bore.

Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut humbasin intensitet Në relievet kodrinore-malore, reshje e borës do të jenë me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 5-12m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do të ketë erë intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 22-28 m/s.

Valëzim i forcës 4-5 ballë me lartësi vale 1.8-3.5m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 6/8 re shi

Kukës 2/4 re shi/borë

Lezhë 7/9 re shi

Dibër 1/3 re shi/borë

Durrës 7/11 re shi

Tiranë 7/10 re shi

Elbasan 5/8 re shi

Berat 6/10 re shi

Vlorë 8/10 re shi

Korçë 1/3 re shi/borë

Gjirokastër 6/9 re shi

Sarandë 5/10 re shi.