Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Një flutur në anijen time !

79
Sigal

Nuk di se nga papritur, më erdhi një flutur në anije,
ndërsa flatërzat e saj rrihte e rrihte pa pushim.
Mbi velin e direkut u ul aq lehtë, mbase pa vetdije
a thua të vinte me mua, në të largëtin udhëtim ?!…

Dihet, për fluturat, është i vështirë , i vështirë deti!
Mbi valë ato nuk mundet të jetojnë duke fluturuar.
Ndaj për krahët e saj kabinën e mbusha plot lule.
Pjestare e ekipazhit u bë dhe ajo, në detin e trazuar.

Flutur, flutur! U nise e vetmuar në horizontin e pafund.
Ç’pate me mua që me mbylle në të ” marrat endërrime”?!
Nga “rebelizmi”yt, bashkë me anijen, mendimi mu lëkund.
Lozonjare që për ty mbusha plot lule, gjithë kabinën time !

E di nëse deti do ngrihej e shkumonte tërbuar prej stuhie
Në direk, krahët e tu të bardhë, vel do t’i bëje për anije !