Suplementi Pena Shqiptare/ Martin Cukalla: Kërkojnë paqë dhe bukë

 

Kam shkruar në mbrojtje të mbretërimit të jetës

NOA

dhe jam pikëlluar:

kërkojnë paqë dhe bukë

fëmijët jetimë të plagëve

dhe mëmat kallogre me varre në shpinë

 

nuk kam thënë “heshtje” “hije” “turmë”

dhe kështu me radhë

i kam vënë emrin e vet çdo njeriu

atij që dhjet mbi kokën e botës

e atij që vjen nga luftrat shkatërruar

atij që vret

dhe atij që vritet

mëmës që është një klithmë dhimbje në një udhëkryq

a mbi një varr

dhe atij që nuk arrin të numërojë dollarët e përgjakur

 

“nga njeriu tek drejtësia është lumi i gjaktë i fitimeve”

“oqean paqësor bota” është një gënjeshtër në dritë

mbyten aty të nesërmet

dhe rriten peshakqenë pa numër çdo çast

 

ju kërkoj paqë dhe bukë

për ata që vijnë nga luftrat

shaktërruar