Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Vjeshtë

43
Sigal

Do dhe pak
që kjo stinë t’i lerë vëndin stinës tjetër.
Nga degët e një molle,
ranë dhe gjethet e fundit.
Degët e mollës hodhën gjethet në një shesh,
në degët e mollës, mbetën vetëm buzëqeshjet si kundrapeshë.

Nuk trishtohem

Nuk trishtohem, jo, asnjë grimë
tani që po ikën vjeshta
se ikën vërtetë një stinë,
po jo vargjet në vjersha.
Dhe pse ngado që kthehem
e i ftohti s’më zbeh vështrimin.
Si poet, më s’do të ndjehem
po s’bëra vjersha dhe për dimrin.

NOA