Prof.Dr. Elmaz Sherifi: “Kush e “plaku” Shqipërinë, që kërkohet një “Shqipëri e Re” ?

Kjo mënyrë qeverisje anarkiste ka krijuar një pakënaqēsi, që vlon dhe do të shpërthej, dhe do të kërkoj një “Shqipëri të Re”, sepse abuzimet duket se janë shumë të mëdha edhe në sigurimet shoqërore.Gjykata si i vetmi pushtet që jep drejtësinē, as pyetet nga drejtorucët. Të shikojme si do veprojnë pas padisë në prokurori !Shteti i së drejtës mbete ëndërr !

 Pyetjes retorike po i përgjigjem duke iu ofruar një ngjarje reale, jo të treguar, por të përjetuar, për tu bindur, se në Shqipëri nuk vepron shteti i së drejtës, sepse pushteti ekzekutiv u ka dhënë hapsirë “korit të drejtorucëve” të shkelin edhe të drejtat sociale të qytetarëve.

“Kori i drejtorucëve” duket se janë bërë aq të fuqishëm, sa nuk zbatojnë edhe vendimet e gjykatave.

Sigal

Më i shquar është Drejtoruci i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Beu, i cili drejton administratën ku buxheti i shtetit financon qindra miljona për pensionet e 700 mijë qytetarëve dhe shtresat e tjera në nevoj, por që iu “del shpirti” për të marrë atë që ligji ua garanton.

Ky drejtorucë i pa aftë dhe arrrogantë,nuk ka qenë ndonjë ditë socialistë, që ta akuzosh si militantë.Por mungesa e autoritetit të ministrisë mbi atë institucion e ka shndërruar në Be.

Më 2019 ky drejtoruc pati kurajo të ma uli mua pensionin shtetëror suplementar me rillogaritje pensioni, duke mashtruar sikur e kisha kërkuar unë rillogaritjen, dhe urdhëron që të riktheja lekët e marra prej 2016.

E takoj dhe i kujtoj se vendimi ishte arbitrar dhe duhej ta anullonte, për të mos e bërë objekt gjyqësor, por drejtoruci arrogant tha se zbatonte ligjin.

Gjykata administrative e shkallës së parë Tiranë e shpalli vendimin për uljen e pensionit absolutishtë të pa vlefshëm në dhjetor 2019 dhe vendosi që administrata e sigurimeve shoqërore të rikthente të gjitha shumat e mbajtura.

Drejtoruci Astrit bëri ankim në apel, i cili më shkurt 2024 e la vendimin në fuqi.

Çuditërishtë Astrit Beu urdhëroi administratën që ta ulte edhe pas vendimit të gjykatës pensionin dhe nuk i riktheu shumat e mbajtura padrejtësishtë dhe kishte urdhëruar të mos bëhej edhe rritja e pensionit sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave prej 2019 e për rrjedhoj unë marr në 2026 pension më te vogel se 2016.

E takova përsëri duke i numëruar edhe shkeljet ligjore, por Beu Astrit djali dragua tha, se ato lekë ske për ti marr kurrë.

U habita me arrogancën dhe i thash se ku e gjente fuqinë e arbitraritetit edhe me mua që kam qenë ministër i atij institucioni, deputet e kryetar i komisionit të ligjeve, kuptohet, se si sillet e abuzon me të drejtat e njerëzve të thjeshtë.

Takova edhe ish ministrin e drejtësisë dhe një kryetar komisioni të parlamentit për të ushtruar autoritetin mbi drejtorucët që e dëmtojnë maxhorancën,por drejtoruci Astrit, nuk zbatoi as vendimin e Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror Tiranë!

Ku e gjen fuqinë e anarkistit drejtoruci Astrit ?

Te qeverisja propagandistike !

Kjo mënyrë qeverisje anarkiste ka krijuar një pakënaqēsi, që vlon dhe do të shpërthej, dhe do të kërkoj një “Shqipëri të Re”, sepse abuzimet duket se janë shumë të mëdha edhe në sigurimet shoqërore.

Gjykata si i vetmi pushtet që jep drejtësinē, as pyetet nga drejtorucët. Të shikojme si do veprojnë pas padisë në prokurori !

Shteti i së drejtës mbete ëndërr !