Në çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët Nazifashiste,dhanë jetën qindra Vajza nga çdo Krahinë e Shqipërisë. Shumë prej tyre ishin në moshë fare të re, të cilat luftuan me devotshmëri të lartë, që vendi dhe dinjiteti ynë kombëtar të mos nëpërkëmbej nga pushtuesit.
Atdhedashuria, përkushtimi shpirtëror i saj, ishin forca për të luftuar armikun. Prandaj këto vajza partizane në moshë adoleshente nuk dallonin nga luftëtarët e tjerë, por ishin të barabarta përballë çdo Beteje e Luftimi.
E tillë ishte dhe partizanja Arqilini Stampo „ Dëshmore e Atdheut „
Arqilini Stampo lindi në Qytetin e bukur muze të Beratit, në lagjen Mangalem me 1927.Ajo ishte vajza e dy Prindërve me prejardhje autoktone beratase Vito dhe Themi Stampo. Gjyshi i Arqilinit, Dhimitër Stampo ka qenë një diplomat kariere në 6 Ambasada të Shqipërisë. Ndërsa Xhaxhai i Arqilinit, Koço Stampo ka qenë Doktor Dermatolog në Berat. Shkollën qytetëse e mbaroi në Berat me rezultate të shkëlqyera, pastaj shkoi për studime në Itali .Por dashuria për mëmëdhenë e detyruan të ndërpriste studimet. Brenda vetes ndiente se e thërriste Shqipëria e cila lëngonte nën çizmen e pushtuesit italian.
Ajo la në mes studimet dhe erdhi në Atdhe në Berat në Qytetin e saj dhe u rradhit në Brigatën e 16-të sulmuese partizane. Ishte fare e re por mjaft e pjekur për tu aktivizuar me detyra të ndryshme në kohën e luftës antifashiste nacional-çlirimtare Arqilini shpërndante trakte, aktivizohej në mbledhje të ndryshme me të rijntë e të rejat e Beratit. Mbledhjet dhe takimet bëheshin në shtëpinë e Stampove në Mangalem e cila ishte Shtëpi baze e luftës. Ajo ishte një luftëtare dhe një vajzë me parime e norma të larta patriotike atdhetare. Gjatë Betejave partizane për çlirimin e zonave të Lushnjes e të Fierit, ajo mori Plagë të rënda dhe nuk i razistoi dot, vdiq në moshën 17 vjeçare në Verën e vitit 1944.
Arqilini ishte një vajzë energjike plot Endrra dhe Dëshira për Jetën, për Familjen dhe Atdheun e saj të shtrejntë…..
Në Shpirtin e saj valonte ndjenja e madhe e pashuar e lirisë si gjithë të rinjtë e të rejat shqiptare që nuk duronin dot pushtimin e vendit që shkelej dhe shtypej pa mëshirë nga të huajt. Këtu u frymëzua nga Idealet e larta atdhetare dhe të origjinës së saj familiare nga e cila vinte. Arqilini si mjaft Vajza dhe Gra shqiptare rrëmbyen pushkën dhe u betuan për Shqipërine. U betuan se nuk do të kursenin as jetën po ta kërkonte Atdheu…. Dhe këtë e treguan me Vepra, duke sakrifikuar gjënë më të shtrejntë për lirinë e Vendit në Lulen e Rinisë.
Arqilini kur kishte kohën e lirë qepte Yjet në Kapelet e Partizanëve. Dëshmorja Arqilini Stampo prehet sot në Varrezat e Dëshmorëve në Berat. Idealet e saj të shenjta si dëshmore e lirisë do të na frymëzojnë përjetësisht brez pas brezi, sidomos të rinjtë dhe të rejat në ditët e sotme.






















