Analisti Lubonja: Sondazhet i dalin keq, ja pse Rama do ndalojë koalicionet

323
Sigal

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në një studio televizive u shpreh se Kryeministri Edi Rama do të ndalojë koalicionet pasi sondazhet për zgjedhjet e 2021 në fund të këtij mandati të dytë qeverisës po i dalin keq.

Sipas Lubonjës, kjo është arsyeja se pse do të ndalojë koalicionet pasi me to avantazhohet në zgjedhje, pasi sqaron se Rama ka shkelur në shumë “dërrasa të kalbura” që nga Teatri tek menaxhimi i pandemisë.

Por analisti ka dyshime se Rama do të bëjë edhe në këto zgjedhje manovra për t’i kontrolluar ato dhe për të mbajtur me çdo kusht pushtetin pavarësisht se historia e ka treguar që partitë në fund të mandatit të dytë kanë rënie.

“Këtu është një nga të këqijat e mëdha që ne nuk kemi sondazhe në institutet serioze që do ndiqnin politikën dhe do tregonin online një partie sa i ke pikët, sa shkove me këtë mendim, sa re, dhe kjo do korrigjonte politikanët. Por këta bëjnë sondazhe me marifet.

Ka shumë gjasa që sondazhet nuk i dalin mirë, dhe ka bërë këtë ndryshimin që të ndalojë koalicionet. Logjikisht duke parë çfarë ka ndodhur me pandeminë, menaxhimin, Teatrin, ka shkelur në aq shumë dërrasa të kalbura sa që sado shqiptarët të jenë të rreshtuar, dhe të ketë njerëz me vete, administratën, unë besoj se është në rënie dhe prandaj bën këto veprime.

Ka dhe paranoja. Besoj se kështu është, koha e provon. Historia e tregon që partitë pas mandatit të dytë kanë rënë, por jam skeptik dhe dyshohet që Rama s’do t’i kontrollojë veprimet. Manovrat do të jenë të shumta. Ka nga ata opozitarë që thonë që nuk ka si të shpëtojë, por nuk mendoj kështu. Ai do bëjë ç’mos të mbajë pushtetin”, tha Lubonja.