Reperi amerikan nis fushatën e tij të parë për president, Kanye West: Një milion dollarë për të gjitha gratë shtatzëna

268
Sigal

Reperi i njohur amerikan Kanye West në fillim të këtij muaji befasoi me deklaratën e tij duke thënë se këtë vit do të kandidonte për president i Shteteve të  Bashkuara  të Amerikës  duke u bërë kështu një rival i Donald Trump.

“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruante ai në  rrjetin social Twitter.

Ndërkohë pak ditë më vonë qarkulloi lajmi se reperi është tërhequr nga gara dhe këtë e bëri të ditur një anëtar i ekipit të fushatës së West, Steve Kramer për mediat e huaja.

Mirëpo mesa duket  ai nuk nuk është tërhequr nga vendimi i tij pasi ditën e djeshme nisi fushatën e parë zgjedhore. Sipas mediave të huaja në një skenë në Karolinën e Jugut ai ka prezantuar disa nga idetë e tij për presidencën ku ajo që ka rënë në sy ka qenë veshja e tij pasi ai është shfaqur me jelek antiblumb.

West ftoi disa gra për të folur në skenë për çështje që i shqetësonin ato, siç janë pabarazia në arsim dhe brutaliteti i policisë. Ai më pas bëri në një fjalim që preku një gamë të gjerë temash, si nga betejat me drogën deri në marrëdhëniet e biznesit të tij me Adidas.  Po ashtu ai ka , paraqitur dhe propozimin e tij për të shmangur abortet duke thënë se për çdo grua që mbetet shtatzënë do të marrë një shpërblim prej një milionë dollarrë nëse do të bëhët president. Sipas mediave të huaja teksa bënte propozimin atij i janë mbushur sytë me lot pasi babai i tij kishte dashur që ai ms të vinte në jetë.

“Një milion dollarë për çdo grua që mbetet shtatzënë”– ka thënë reperi i njohur.

Ndër të tjera ai ka treguar edhe një sekret në lidhje me martesën e tij duke thënë se kur Kim Kardashian mbeti shtatzënë herën e parë me vajzën e tyre të madhe ai tha se ajo donte të abortonte por ai nuk e kishte kundërshtuar plotësisht.

“Unë gati vrava vajzën time”- ka thënë ai ku dhe ka shpërthyer në lot.