Eltar Deda: Papërgjegjshmëria, lufta dhe rreziku për zjarre, realitet i përditshëm

Doktori humanist që dha kontributin e tij human në mjekësi dhe në ISHP, Eltar Deda rrëfen një situatë të përditshme të hasur gjatë rrugës për në punë, mes trafikut të rënduar nga turizmi dhe automjetet e transportit.

Ai tregon se një drejtues mjeti hodhi dy bishta cigaresh në rrugë, të cilat Deda ndaloi për t’i fikur. Deda e mbyll me një apel që cigaret të mos hidhen në rrugë dhe të tregohet më shumë kujdes për mjedisin.

Sigal

“Ajo që përjetova sot është realiteti i përditshëm. Rrugës duke ecur autokolonë për në punë, shkak ishte trafiku i turizmit si edhe automjetet e transportit të mallrave të ndryshëm.

Përpara meje një i tillë, i cili ecte pa ditur që mbrapa trafiku ishte kilometrik. Për një moment shoferi nxori dorën jashtë dhe hodhi një bisht cigareje buzë rrugës.

Ndalova, e fika dhe po vazhdoja përsëri në radhë pas tij. Nuk kaluan as një kilometër shoferi hodhi bishtin e dytë të cigares nga dera.

Ndalova përsëri e fika.

Të gjithë skenën e panë drejtuesit e automjeteve mbas meje. Pretendoja se e kishte parë vet edhe ai që konsumonte cigare në qejf te tijë.

Nxitova dhe i ndalova paralel duke i folur. Ai vazhdonte pinte cigaren e rradhës dhe me nje edukatë më tha, më fal.

I thashë mundohu që cigaren e tretë mos e hidh…Ishte i kulturuar në komunikim të paktën.

Ngjarja është reale sot rrugës për në jug. Ndërkohë lufta dhe rreziku për zjarre, është evident.”