Suplementi Pena Shqiptare/ Xhevahir Cirongu: Nata dhe kukuvajka

565
Sigal

Tek ajo çati e vjetër mbi atë shtëpi

Atje çdo natë kukuvajka bënte gjumin;

Sa herë që zgjohej përkëdhelte yjet e hënën,

E trishtuar ia thoshte edhe vajit të këngës!

E vetme kukuvajka rrudhosur hijes së natës

Dhe myshqet qenë tharë nëpër gurë rrasa,

Trupit hidhte si këmishë dritën e hënës,

Në vetmi këngës ia merrte e qante kukuvajka.

Vetmia e zërit të saj ishte ndryshkur,

 si një lum i thatë mbetur pa ujë,

Aq sa e shtangur vështronte në qiell yjet,

E një qen endacak ecte i vetmuar rrugës.

E shkretë kishte mbetur pa njeri,

Qante ajo portë e kyçur gjithë ndryshk;

Askush s’trokiste si dikur në atë shtëpi

Veç kukuvajkës me këngën e mykur.

Nga psherëtimat e shpirtit të kukuvajkës,

U t’kurr dhe nata e yjet zunë e qanë,

Tani aty dëgjon këngën e vajtimit,

Të djegur si drurët e pyllit të tharë.