Dashuritë intelektuale..
kan kleçka e Valle…
Kan stile, por ka dhe nga ato që kan hile..
Patjetër, patjetër,
por çdo gjë zbrazë në letër…
Shumica e dashurive ngrihen në vargje
Strofa, poezi prozë e romane…
Dhe kështu jetojnë aty…
Në thonjëzat e ati konteksti…
Zëre se jetuam Dashuri…
Dashuria e vërtetë jetohet ndryshe
Përjetohet ndryshe…
Shijohet ndryshe…
Le të shkëlqejë ndër ju poezia…
Ndër ju QË se ulni dot në tokë…
Dhe të vallëzoni me të…
Pa pasur kohë ta shkruani..
Ta proklamoni..
E ta trumbetoni…
Oh sa intelektuale ka në qarkullim…
Kapitulli Kaosi poetik
I të kompleksuarve të Dashurisë…
Që se bënë mish…
Por e lanë frymë…
E nxorren si epileptikë.. vetëm shkumë…
Trafik, trafik poezish kudo…
Oh sa intelektualë…
Oh sa kuti informacioni..
Të paketuara bukur…
Në stendat e tregut VIP të Dashurisë…
Luftë penash? Shpirtrash?
Apo rrenash…
Ose ose.. roman, si ai Lufta dhe Paqja…






















