Profesionet që paguhen më shumë në Shqipëri

503
Sigal

Ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës publike dhe drejtorët ekzekutivë trajtohen me nivelin më të lartë të pagave, me një mesatare prej 101.886 lekë në Shqipëri, sipas të dhënave të drejtorisë së tatimeve. Pas tyre renditen specialistët me arsim të lartë, profesionistë, të cilët marrin mesatarisht 70.032 lekë në muaj.

Profesionet që paguhen më shumë

– Ligjvënësit, drejtorët ekzekutiv 101.886 lekë

– Specialistët me arsim të lartë 70.032 lekë

– Teknikët dhe specialistët në zbatim 59.932 lekë

– Forcat e armatosura 59.150 lekë

– Nëpunësit 56.312 lekë

Profesionet që paguhen më pak

– Punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve 38.235 lekë

– Punonjës të montimit 36, 637 lekë

– Zejtarët, artizanë 36.438 lekë

– Punëtorët 31.334 lekë

– Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit 31.164 lekë