Gjyqi për Armando Prengën, dëshmitë e zyrtarëve të policisë

505
Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë ndaj deputetit socialist Armando Prenga, kanë dëshmuar dy zyrtarë të lartë të policisë.
Prenga akuzohet për plagosjen me armë të anëtarëve të familjes Cali në shtator të këtij viti dhe po gjykohet në gjendje të lirë.Rasim Bërcaj, Shefi i Teknonlogjisë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë u shpreh në seancë se “Kamerat ishin të fikura. Nuk e di kush i ka fikur. Njëra nga kamerat sheh hyrjen e komisariatit të Kurbinit. Pas verifikimit konstatova se sistemi i kamerave ishte hequr nga priza. Ky komisariat ka një sistem të vitit 2000, bardh e zi, ku regjistrimet janë me kasetë”. Zyrtari tjetër që dëshmoi ishte Bujar Hadëraj. Edhe avokati i Prengës tha se nuk është normale që kamerat janë fikur. Në senacë ishin thirrur edhe Ndue Cuni dhe Ylli Vata, të cilët mungonin. Dëshmitarët e tjerë do të paraqiten më 16 maj.
Sigal