Suplementi Pena Shqiptare/ Virgjil Kule: Poezia është një manastir pa mure,

359
Sigal

 

…….

Poezia është një manastir pa mure,

por murgjit atje nuk bredhin të lirë.

Në qelat e dhimbjes e ndryjnë ata veten:

here lusin ndëshkim, herë lypin mëshirë.

Pa mure, pa dyer që mbyllen me zhurmë,

Është ky manastiri me murgjit speciale.

Ditën nuk duken, humbasin në turmë,

netëve i thurin pëlhurat me fjalë.

Japin e marrin me copërat e fjalëve:

i shtrojnë, i palosin, ato prap zhubraviten,

por murgjit e mirë në qelat e dhimbjes

Fillojnë nga fillimi e kurrë nuk mërziten.