Benet Beci i dhuron 130 mln lekë biznesmenit për zhavorr

92
Sigal

Benet Beci, kryetari i bashkisë Shkodër, po shpenzon 130 milionë lekë për të blerë zhavorr dhe asfalt. Ndërkohë, lufta për ta marrë fondin ka pasur prapaskenat që dëmtojnë procedurën e prokurimit. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-98379-03-13-2024 dhe objekt ‘Blerje zhavorr, stabilizant, binder, asfalt etj”. Menjëherë, Open Data Albania e ka klasifikuar me “Flamur të kuq”, që tregon riskun e korrupsionit. Kishte edhe kompani të tjera që u ofruan për të konkurruar, por Beci nuk i ka lejuar të vazhdojnë garën duke i skualifikuar sipas gijotina . Dy nga tre oferta të paraqitura u përjashtuan që në fazën e parë me argumentin se nuk kanë paraqitur raport analizë ose raport testimi për mallrat.Në këtë pjesëmarrësit duhet të lajmërohen për mungesat që kanë në dokumentacione dhe t’i plotësojnë. Kështu kryetari Beci ka dhënë menjëherë fitoren firmës “SMO VATAKSI” SHPK, në pronësi të Xhevat Vataksit. Ky biznesmen është përmendur më parë se ka përfituar tendera pa konkurrencë i favorizuar nga zyrtarët. Ndërsa në vitin 2020 kujtojmë se bëri bujë në media lajmi që policia arrestoi biznesmenin që mori tenderin nga Beci , 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” dhe A.B, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Por edhe pas këtij arrestimi, Vataksi ia hodhi paq dhe tashmë vazhdon të jetë i favorizuar në tendera pa garë.