‘Vendi në prag epidemie’/ Denoncimi i qytetarit: ‘Po na sjellin ujë të përzierë me fekale’

667
Sigal

Në mesazhin e ‘qytetarit digjital’, të postuar nga Berisha në rrjetet sociale thuhet se mëngjesin e kësaj të premte gjithë qyteti i Fierit ka marrë për ujë të pijshëm ujë të përzierë me ujëra të zeza.

“Nuk e kan as per turp e as seder qe u cojn uji popullates me perzjerje busetash.”, thotë qytetari, i cili teksa shpreh indinjatën e tij për gjendjen e rëndë shkruan se: “Ska ngel gje tashme vec te marim familjen e te ikim nga syt kembet, se po udheheqin horrat!!”

Postimi i plotë

Vendi në prag epidemie!

Gjendje katastrofale në furnizmin me ujë në Fier! sb

Mirmëngjes Doktor!! Sot në mëngjes i gjith Fieri i (rilindur) me identitet të  humbur nga hajdutët në pushtet është gdhirë me këtë ujë të pijshëm! Mendova se na kishin rritur mirqenien dhe vinte verë në vend të ujit, por ishte përzierje me ujra të zeza. Se me thën të drejtën Armando i rilindur nuk është kryetar që jep urdhëra, por kryetar që mer urdhëra, dhe nuk e kanë as për turp e as sedër që u çojnë ujë popullatës me përzjerje pusetash. Se skanë kohë të njoftojnë. Janë të zënë me vjedhjet që bëjnë. Ska ngel gjë tashmë veç të marim familjen e të ikim nga sytë këmbët, se po udhëheqin horrat!! Respekt për ju!! Ju uroj shëndet!