Basha: Do krijojme kushtet dhe mundësitë që asnjë familje të mos rrijë në errësirë

465
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka diskutuar platformën ekonomike të Partisë Demokratike me biznesmen dhe tregtarë të Gjirokastrës
Zoti Basha vizitoi një rezervat të kultivimit të peshkut në Cepo ku u njoh me problemet që ndeshen në këtë sektor, si rezultat i taksave të larta, çmimi të rritura të lëndës së parë dhe mungesës yotale të subvencioneve.
Tregtar: Kemi shumë vështirësi tregjet. TVSH-në e kemi shumë të lartë është 20 për qind, nuk mund ta përballojmë dot. TVSH-ja duhet të ishte të paktën 10 për qind, të paktën 10 për qind. Çmimet e ushqimeve janë rritur nga koha që ne kemi filluar këtu e deri tani janë dyfishuar e gjysëm. Subvencionet ne nuk i kemi parë ndonjëherë.
Basha: Ne kemi një paketë të veçantë fiskale, 9 për qind Taksë e Sheshtë. Pra nga 15 do të paguash 9, ke 6 për qind ulje në tatim-fitim. 9 për qind kontributet shoqërore edhe për këta gjashtë të punësuar që ke, edhe për të vetëpunësuarit që ke këtu.
Basha: Kemi uljen e TVSH-së nga 20 në 15 për qind. Ne do të fillojmë në vitin e parë me 100 milionë dollarë subvencionim të drejtpërdrejtë për sektorin e bujqësisë, agrobiznesin dhe sektorin ushqimor në tërësi dhe përfitues të kësaj do të jenë padyshim edhe rritësit e peshkut.
Zoti Basha inspektoi edhe rrugën Kardhiq – Delvinë, një aks rrugor që i shërben jo vetëm banorëve të zonave por është dhe një aks kombëtar që shkurton ndjeshëm distancën me Sarandën. Ky projekt i nisur nga qeverisja e Partisë Demokratike ka mvetur pa përfunduar sepse prej 3 vitesh nuk ëdhtë avancyar asnjë metër. Zoti Basha garantoi se do të jetë prioritet në mandatin e tij qeverisës të vendit.
Basha: Por për këtë punë nuk ka lekë. Lekë ka jaguar, lekë ka për palma, lekë ka për 90 milionë dollarë për shpenzime për orendi e për zyra. Por lekë për të bërë investime në infrastrukturë që ndihmojnë ekonominë lokale, ndihmojnë turizmin, ndihmojnë transportin kombëtar, për këto nuk ka lekë. Rrugën Kardhiq-Delvinë e kemi në krye të listës së prioriteteve të zhvillimit të infrastrukturës dhe ne do të investojmë për përfundimin e kësaj rruge.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi dhe familjet e Sokol Lukës i cili ndonëse me probleme të mëdha shëndetësore (me këmbë të prerë) e pamundësisë ekonomike është lënë tërësisht jashtë vëmendjes së shtetit dhe ne familjen e Arben Llavdonitit familja e të cilit prej 3 muajsh num ka energji elektrike. Aben Llavdoniti tha se shteti nuk i paguan atij faturën që i ka borxh për punën e kryer si murator dhe bojaxhi në objekte publike. Si rezultat ai nuk ka qenë në gjendje të shlyejë faturat aforfe të energjisë që u dyfishuan, ndëkohë që shteti i vonon pagesat me të cilat duhet të ushqejë katër pjesëtarë të familjes. Edhe kërkesa e tij për t’i paguar pjesë-pjesë është refuzuar duke e lënë në errësirë të plotë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se familjeve në nevojë ekonomike shteti do tu vijë në ndihmë në mënyrë që të mos vuajnë nga mungesa e energjisë.
Basha: Çmimi i energjisë do të ulet për të gjithë ata që konsumojnë nën 300 kë. Për familjet në ndihmë ekonomike deri në 200 kë do të jetë pjesë e ndihmës që do të japë shteti. Për familjet që janë siç je ti një familje punëtore ne do të mundësojmë që çmimi i energjisë të jetë i përballueshëm dhe i pagueshëm.
Në tregun e Gjirokastrës i cili për nga kushtet është primitiv, tregtarët thanë se me ditë të tëra nuk arrijnë të shesin asgjë. Papunësia e lartë dhe varfëria ka bërë që të bjerë konsumi dhe tregtarët të mos arrijnë të mbulojnë dot as shpenzimet minimale.
Kasap: Para tre viteve kam arritur deri në 75-80 kokë (krerë bagëti) në ditë tre ditët e Pashkës, në një ditë flas. Kurse sivjet 20 kokë (krerë bagëti), mezi. Fukarallëk i madh. Duke dhënë dhe mbush fletoren vetëm që ta shesim mallin, ta hiqnim.
Basha: Me listë?
Kasapi: Me listë. Lista është e madhe.
Tregtare: Unë s’kam bërë zero lekë, s’kemi të hajmë bukë sot. Kam dy studentë, burrin papunë, vetë papunë.
Tregtare: Vajta tre ditë sot asnjë 100-she.
Basha: Tre ditë asnjë 100-she?
Tregtare: Po!
Basha: Sa fëmijë keni?
Tregtare: Tre fëmijë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar dhe “Gjirofarmën” një ndërmarrje prodhuese e nënprodukteve të qumështit me 60 të punësuar direkt dhe 300 indirekt. Drejtuesit e kësaj kompanie i kërkuan zotit Basha të shohë mundësinë e uljes së TVSH-së për këto produkte, pasi kjo mundëson rritjen e prodhimit, çka do të thotë rritje të të ardhurave për qindra familje të zonës së Gjirokastrës dhe Sarandës.
Zoti Basha u ndal dhe një fabrike fasonësh me 70 të punësuar. Ato i thanë zotit Basha se janë të vetmet të punësuar në familjet e tyre dhe me pagat që marrin mezi sigurojnë bukën e gojës për familjet e tyre.
Punonjëse: I kemi burrat papunë, punojmë që të mbajmë burrat në shpi që të mbajnë fëmijët. Kjo është katastrofë. Ne na është mërzitur jeta. Imagjino që të ushqesh me 250 mijë lekë katër veta në shpi.
Punonjëse: Na mësojnë fëmijët dhe nuk mundemi ku t’i çojmë. Ne me këtë pagë të mbash fëmijë në shkollë të lartë është katastrofë.
Punonjëse: Këtu korrenti ikën, makineritë prishen dhe shteti as s’ka vënë dorë. Vetëm heq korrentin me dashje pa dashje, pa logjikuar fare se këtu ka punëtor. Punojnë dhe ne detyrimisht pagat ton kështu do vejë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se rritja e pagës minimale, ulja e çmimit të energjisë dhe ulja e moshës së pensionit janë pjesë e platformës së Partisë Demokratike Duke shpalosur ofertën e demokratëve para sipërmarrësit të kësaj fasonerie, ky i fundit konfirmoi se me këtë platformë të demokrateve është e mundur që paga e punonjësve të rritet me afro 50 mijë lekë të vjetra, çka është dhe synimi i zotit Basha.
Basha: I them të të ul taksën nga 15 në 9 përqind, të të heqë taksën e dividentit, të të ul kontributin e sigurimeve shoqërore në 9 dhe unë do të kërkoj pagën minimale 300 mijë lekë në muaj.
Aleksandri (investitori i fasonerisë) thotë se është dakord.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ulja e taksave sipas planit ekonomik të Partisë Demokratike do të përkthehet në rritje të pagave për punëtorët e sipërmarrjeve në Shqipëri si dhe do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës.
Sigal