Aksident në aksin Sarandë-Gjirokastër

607
Sigal

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Sikundër raportohet një makinë e ngarkuar me fuçi ka dalë nga rruga, ndërsa dyshimet janë që drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Fatmirësisht një pemë anash rrugës ka ndaluar automjetin që të përmbysej.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur pranë Bistricës, në aksin Sarandë-Gjirokastër.