Mexhit Prençi: Un-i dhe Tjetri. Se ç’kishte në mendje, askush nuk e di

295
Sigal

 

… seç  kishte ne mendje askush s’e di…

               – dialog –

——

Un-i:  (i drejtohet Tjetrit)  Pse hesht kur duhet të flasësh për mua?!

 

TjetriI: Kam folur, nuk kam heshtur,…

 

Un- i: (ia pret fjalen) Ke folur jo siç duhet.

 

Tjetri:  Se si flas e di unë, kam thenë atë që

mendoj. Ty s’të pëlqen sepse gjuha ime është kritike.. Kushedi se ç’të thotë  mendja, u bë dhe ky të më kritikojë…

 

Un- i: (pauzë) .Unë jam Unë….

 

Tjetri:  (reciton) Edhe Unë, jam Unë. …

 

Un- i: Ti je brenda meje….

 

Tjetri: (tak-fap) Edhe ti je brenda meje.

 

Un- i: Jam me “U” të madhe,, Ti  me “u” te vogël. Duhet të më dëgjosh. Bashkë behemi më të fortë, dëgjohet zëri ynë. Veçmas është zë ne shkretetirë.

 

Tjetri:  Po më flet me metafora si shkrimtar….

 

Un- i: Kjo gjuhë  me shpoti nuk të shkon.,

 

Tjetri:  I shkreti ti ! Të është errësuar mendja. Fatkeqsisht ti këtë s’e di. Ta them unë me “u” të vogël.  Të ka pushtuar alibia se ti je i ditur dhe  se perfill mendimi tim kritikues,  pikërisht  se është ndryshe nga çmendon ti.

 

Un- i : Nuk e kuptoj gjuhën tënde…  .

 

Tjetri: Nuk e kupton se s’të’ lë djalli që të peshperit në vesh se je, më i dituri e  më i forti.

 

Un- i: Këtë e dijnë të tërë veç teje.

 

Tjetri:  Askush nuk të konsideron mentar.. Të ka zënë sëmundja e deliromanisë së marrëzisë.  Nje filozof gjerman duke stgmatizuar delirantin thoshte: “ Delirant, te vjen era pordhe, ti pandeh se është aromë trendafili”

 

Un- i:  S’ka të bëj me mua kjo, Mos na ngatërro me filzofët… Po të jem unë ashtu, je dhe ti. Jemi pjesë e një te tëre.

 

Tjetri:  Shyqyr që  e pohon   këtë të vërtetë, por s’do të thotë  se  jemi njësoj. Këtë ti s’e kupton. Nuk të lë Qoftëlargu me cicërimat e embla në vesh si kenga e bilbilit:  se je me i dituri, me i mençuri, më i forti,. Sikterise nga vetja Tetrin.

Ai do të  të sfidojë , do të të zërë vendin…

 

Un – i… (pauzë) ….

 

Tjetri: Mos i beso te pabesueshmes. Mos e shiko të vërtetën me syze të zeza. Ti + une nuk bëjë 2, por 1,. Mos u çudit! Ti  je mazhorancë , unë  opozite. Une  bëj kritikë, që ti të korrigjosh  gabimet. Hiqe maskën. Nuk jemi armiq. Mos  mendo se je  padron e mua më ke sherbetor.

 

Un- i: Nuk e kuptoj këtë.  …

 

Tjetri: Nuk e kupton apo s’do ta kuptosh?…

 

Un- i: Vertet nuk e  kuptoj.

 

Tjetri:Tani më duket se  po fillon të arsyetosh. me kokën tënde, ndoshta pa dashje.  Gjer më tani  gjithnjë  dëgjoje pëshpërimat e Djallit që  minut pas minute  me zë bilbili te cicëronte ne vesh se  je në i dituri,  se  ke gjithnje të drejte, se vetëm ti thua të vërtetën.

 

Un-i:  ! ( Tundi kokën…) Nuk thotë asnje fjalë. ..

Se ç’kishte në medje askush ‘e di…

Tjetri: ( monologon) Njeriu  brenda vetes  ka të mirën & të keqen, djallin dhe engjellin, enigmatiken & misteriozen…të  pa zbuluara…Ashtu sii truri i njeriut.!….Si te fshehtat e Universit….

——