Tërmet me magnitudë 5.5 në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

290
Sigal

Një tërmet me magnitudë 5.5 i shkallës Rihterit është regjistruar në Maqedoninë e Veriut në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra raportohet pranë fshatit Leunovo, afër Mavrovës. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Shqipëri dhe Kosovë.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.