Të prekur nga tërmeti i 2019-ës, 65 familje të një pallati në Durrës sërish në protestë

20
Sigal

Për të dytën herë brenda një jave trokasin në derën e bashkisë për të marrë një përgjigje për nisjen e riforcimit të pallatit të tyre. Një përfaqësi e 65 familjeve të pallatit nr.15, pranë tregut të vogël industrial në Durrës organizoi protestën e radhës para bashkisë, pasi kërkojnë nisjen sa më parë të punimeve.

Të mbetur pa shtëpi prej tërmetit dhe pa bonus qiraje prej 1 viti, këto familje ndodhen në vështirësi të shumta ekonomike. Disa prej tyre janë gati të futen në grevë urie, për të tërhequr vëmendjen e strukturave shtetërore për t’i dhënë zgjidhje hallit të tyre.

Prej gati 5 vitesh, ata presin riforcimin e godinës me shkallë dëmi DS4. Sipas bashkisë, pallati nr.15 do të riforcohet me fondet e pushtetit vendor, por para nisjes së procedurave të tenderit, pritet marrja e aprovimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit.