Suplementi Pena Shqiptare/ Vepror Hasani: Në anën tjetër loton ti!

86
Sigal

Në anën tjetër loton ti!

Kur më merr malli, shkruaj vargje!
Trishtimi krejt më pushton.
Pa u parë u bë një kohë e madhe,
t’i një fjalë të vetme s’ma dërgon.

Nuk e di a je e lumtur,
shpirti a të buzëqesh?
I lutem Zotit për ty moj flutur,
asnjë brengë të mos e kesh.

Por meraku s’më largohet
Se mes nesh ka vetëm heshtje.
Unë në njerën anë të botës,
Ti në anën tjetër mbete.

Dhe kjo jetë që na u dhurua,
e shkurtër qenka sa një çast.
Unë në një anë të trishtimit,
ti përherë në tjetrën anë.

Dhe s’i shmangemi dot “ikjes,”
se nuk jemi perëndi.
Unë në njërën anë të dhimbjes,
në anën tjetër qëndron ti.

Paskemi qenë të dënuar,
Ti me mua të mos piqesh.
Unë tejet i përvëluar
Ti në anën tjetër digjesh.

Kur të na pyesin, ç’t’i themi Zotit,
si t’ia tregojmë këtë histori?
Unë qëndroj te shtegu i lotit
në anën tjetër loton ti…

U bëra mik me erën

U bëra mik me erën,
s’e dija që ishte mikeshë kaq e mirë.
Më heq nga shpirti mall e brengë,
më bën të ndihem mirë.

Ndaj e mësova gjuhën e saj,
me bukuri dhe shije.
Është e vërtetë dhe e pafaj,
gjuhë perëndie.

Mëngjeseve më flet me freski,
më sjell aroma lulesh.
Më flet me gjethet që fëshfërijnë,
me degë pemësh që lëkunden.

Por, për miken time më flet gjatë
e më tregon gjithçka.
Befas ma bën ditën të artë;
më bën të ndihem me krah’.

Dhe kur prej trishtimit nuk dal dot
më përqafon me mall.
Çiltërsisht e ëmbël më thotë:
Është dhe përqafimi saj.

Dhe kur të lotuar më gjen
pikëlluar më vështron në sy.
Prej saj një pikë loti më sjell:
Qani të dy!

Dhe krahët e saj prej ere i zgjat
nga unë deri tek ajo.
Prekja zemrën, më thotë, se i digjet flake.
Dorën ia shtrëngo!

Prej saj do të sjell me nxitim
Çdo buzëqeshje e çdo lajm,
se jam e sigurtë o miku im…