Qemali kish kohë që përgatitej se si të zbërthente belgjikun , se si të zhvidhoste bombat e dorës dhe si t’i hidhte tutje, sa i hante krahu, për të vrarë gjermanët. Si ‘mësues’ për këto lloj stërvitjesh të fshehta kishin Vaip Gogon, i cili kish kryer shërbimin ushtarak në Shkodër. Ai ua mësonte me ato ‘bazë materiale’ që kishin mbetur nga lufta italo-greke dy-tre vite më parë, nëpër kodrinat e fshatit, kur u mund ushtria italiane.
Ai ka qenë nisur për t’u regjistruar partizan më 10 shtator 1943. Babai i kishte ikur emigrant ekonomik në Francë. Kishte lënë këtu në fshat të shoqen, një djalë të porsalindur, vajzën nëntë vjeçe dhe djalin e madh gjashtëmbëdhjetë vjeç. E ëma nuk e lejoi të shkonte partizan, por Qemali kish kohë që përgatitej se si të zbërthente belgjikun , se si të zhvidhoste bombat e dorës dhe si t’i hidhte tutje, sa i hante krahu, për të vrarë gjermanët. Si ‘mësues’ për këto lloj stërvitjesh të fshehta kishin Vaip Gogon, i cili kish kryer shërbimin ushtarak në Shkodër. Ai ua mësonte me ato ‘bazë materiale’ që kishin mbetur nga lufta italo-greke dy-tre vite më parë, nëpër kodrinat e fshatit, kur u mund ushtria italiane. Në fshatin Siticë, ishin katër-pesë djelmosha afër të një moshe, Qemali, Skënderi, Shinia, Selimi, Fejziu. Shpesh Skënderi merrte për ‘të bërë stërvitje ‘ edhe të vëllain më të vogël, që edhe atë quanin Qemal.
Ja se si e nis bisedën veterani i Luftës Antiasshite Nacionalçlirimtare Qemal Hysen Bego, i cili ka marrë pjesë edhe në luftimet për çlirimin e Tiranës, më 17 nëntor 1944.
“…Abaz Rogu, që më mori nën “hyqëm” dhe i dha fjalën nënës se do të më ruante nga plumbat, më shpuri te Zylyftari. Isha akoma qime padirsur, unë djali nga Çepani, ndaj më caktuan korrier pranë komandantit. Në luftimet e Tendës së Qypit kam parë për herë të parë sesi rridhte gjaku rrëkè nga trupat e vrarë dhe skuqej dëbora sikur kishe therur dy pendë qè… se si rrokulliseshin trupat e plagosur, se si u mbërthye Skënderi nga Malindi trup më trup, o më vra o të vras , me një gjerman trupgjatë; se si erdhi Mehmet Shehu me tersëllëmë me një batalion dhe gjendja ndryshoi sakaqë! Se si shoqërova në rrugë pa rrugë nëpër dëborë Zylyftarin që një predhë gjermane i kishte thyer këmbën dhe e gdhiva atë natë pa gjumë te shtëpia e Xhako Kajcës. Më pas dëgjova se edhe Iljazin nga Sevrani e kish zënë një cifël e nxehtë predhe dhe i kishte thyer nofullën.
Eh lufta!Isha unë për të shkuar në detyrën për të shpënë një shkresë në Vërzhezhë, por me që isha shumë i lodhur se atë ditë e një natë më parë nuk kisha pushuar fare, Abazi iu lut komandantit që të dërgonte një tjetër. Ishte Ilmiu… E vranë gjemanët në një pusi që askujt nuk do t’i vinte mendja!
Erdhëm në Karbunarë të Lushnjës. Ishte fund tetori 1944. M’u bë zemra mal kur pashë që bashkafshatari im , Njaziu u caktua në fillim zëvendës komandant i brigadës e pas ndonjë jave e bënë komandant. Aty ishin shumë skraparlinj. Në luftimet për të çliruar Tiranën, patëm detyra të mëdha. Unë kisha afër një nga Rogu e një nga Prishta, por kur pëlcasin predhat nëpër llogore s’e merr vesh i pari të dytin. Vetëm komanda “Në sulm para” të sjell në vete! Luftimet ishin natën dhe të rrepta. Eh, lufta! Kurrë mos ardhtë më! Por Dhe ai hesht.
“Eh lufta! Isha unë për të shkuar në detyrën për të shpënë një shkresë në Vërzhezhë, por meqë isha shumë i lodhur se atë ditë e një natë më parë nuk kisha pushuar fare, Abazi iu lut komandantit që të dërgonte një tjetër. Ishte Ilmiu. E vranë gjemanët në një pusi që askujt nuk do t’i vinte mendja! ”

Pas një hofti vazhdon të rrëfejë.”Brigada u nis për Gjirokastër. Mua më bënë anëtar partie dhe oficer , atëherë ish një detyrë që quhej ‘delegat i rinisë’ dhe më caktuan në forcat e brigadës së mbrojtjes së popullit në Vlorë. Kisha komandant Gani Vajzën. Ruaj kujtime të shumta… Më pas më transferuan në Veri. Më thirrën beftas në komandë dhe më thanë se të ka ardhur një letër anonime se familja jote është vlerësuar kulak!? U bënë analiza e punëra. Nuk u vërtetua asgjë e keqe për mua se s’kishte. Bëra kërkesë për t’u liruar meqë nëna ishte më dy fëmijë të vegjël. Më transferuan në Berat. Punova në kadastër si topograf pas një kursi tremujor. Mbarova shkollën e mesme natën. Më pas u martova. Më caktuan në detyrë si referent bujqësie e më tutje më shpunë kryetar kooperative bujqësore në Dronovicë-Samaticë. Më pas ajo u zgjerua dhe me disa fshatra të tjera me qendër në Kutalli. Ishte një tjetër luftë puna në bujqësi. Katërmbëdhjetë vjet u gdhiva dhe u ngrysa atje në punë. Po shyqyr që kisha gruan të urtë dhe punëtore, e qetë që më mbante fëmijët dhe shtëpinë. Por atëherë në punë e kudo, kishim ca gjëra që tani nuk janë më. Kishim unitet e mirëkuptim në kryesi. Nuk merreshim me llafe. Kishim sinqeritet në punë. Luftonim së toku kundër vjedhësve, dembelëve dhe hatërllëqeve. Vetë unë kurrë nuk abuzova me asnjë lloj rasti. Punonim ditë e natë dhe me një disiplinë të rreptë. Na ndihmonte edhe qeveria me kuadro të rinj e të shkolluar, me mjete e farëra. Kryeagronom pata ca vite Lufter Xhuvelin. Kooperativa pati rezultate të mëdha. I vajti fjala në vesh edhe Enver Hoxhës. Kontrollet e verifikuan të vërtetën e punëve dhe rezultatet dukeshin. Erdhi disa herë kryetari i qeverisë Mehmet Shehu që e njihte dhe e ndiqte bujqësinë ditë për ditë. Katër orë qëndroi Enver Hoxha në kooperativën tonë. U kënaq shumë. Puna e të gjithë kooperativistëve dhe kuadrove u vlerësua. (Ai nuk e thotë që iu dha titulli më i lartë i asaj kohe “Hero i Punës Socialiste!”). Por ne ishim brumosur që të punonim njëlloj si njëherë e njëherë. Unë u bëra njësh me kooperativistët dhe nuk më rrihej asnjë orë në Berat. Kur punët në kooperativë u vunë në vijë më hoqën dhe më emëruan drejtor në SMT e Urës Vajgurore. Aty,veç punës së madhe me teknikën dhe njerëzit, më shumë se kudo kam menduar për të ndihmuar kooperativën bujqësore të fshatit të lindjes sime me sa të mundja. Domosdo brenda ligjeve dhe rregullave. Kujtoj që vinte shpesh i ndjeri Izet Dashi që ishte aq punëtor.
Kur mbusha moshën e pensionit më nxorrën. U aktivizova në organizatën e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Beratit. Por edhe këtu doli një zë i çjerrë që tha”nuk është e vërtetë që Qemali ka qenë partizan që nga 1943?!” U detyrova të nxjerr dokumente të tjera që të bindesh ai që vetë nuk e dinte se ç’qe Lufta! I ndjeri Orhan Frashëri punonte shumë. Ajo organizatë kishte shumë kuadro të lartë, të luftës e të punës. U përmbys sistemi dhe fëmijët erdhën në Tiranë. Asnjëherë nuk i shkëputa vajtje-ardhjet në raste hidhërimi e gëzimi te ‘bashkafshatarët e mij beratas” dhe në Çepan.
Jeta bëri të sajën. Gruaja më la vetëm. E përballova! Shokët e moshës sime janë larguar të gjithë një nga një! E përballova. Njëri djalë më iku në Amerikë e tjetrit i ndodhi më e keqja se unë, sëmundja ia rrëmbeu të shoqen parakohe. Po e përballoj edhe këtë se atë e kisha si vajzën time. Nipërit më takojnë thuajse çdo ditë. Stërnipërit më gëzojnë pa masë, Stërmbesa është një ëngjëll që më mban gjallë. Edhe këta djemtë që shërbejnë këtu në kafene më respektojnë! Por lufta për çlirimin nga fashistët e nazistët sikur po harrohet! Oh, sa gabim e faj të rëndë po bëjnë ata që e mohojnë dhe ata që e harrojnë! Më thanë se edhe nga Muzeu i kishin hequr! Oboboo, mos u qoftë thënë, ç’paskan bërë! Atdheu na thërret të jemi vigjilentë! Armiqtë kurrë nuk heqin dorë nga lufta kundër nesh…”
Kështu thotë Qemal Hysen Bego, sot 98 vjeç, burri shtatlartë, me thinja të shkurtra, që ecën pa shkop, pa syze, që lexon gazetën çdo ditë, që shijon grimca lumturie me stërmbesën e stërnipërit dhe që shfleton e vijon ta pasurojë arkivin e tij me 19 albume fotografish e shkrimesh. Ishte një bisedë shoqërore, aty tek lokali ku pi kafen çdo ditë, pranë shtëpisë, sepse e ndjej veten fëmijë që gjithnjë kam se ç’të mësoj prej tij. Jemi me fat që e kemi akoma midis nesh dhe i urojmë jetë sa më të gjatë. Por veteranin sot nuk ka kush ta dëgjojë as në qeveri ,as në lagje, as …?