Të kujtoj,s’e di dhe ti,
atë ditë si gjelbërimi.
Si rreze flije në sy,
përmbi mal si perëndimi.
Më kujtohet nuk flas kot,
lëndina me lule shqerra.
Një petale,ah o Zot,
më dehu më shumë se vera.
Ajo lule më kujtohet,
varur gjoksit si një pjergull.
Zot o Zot si nuk rrëzohet,
përmbi gjoksin tim është derdhur.
Ja këto quhen gëzime,
kthime prapa nëpër mote.
Tani të flas me rënkime,
siç më puthje ti zotrote.
Të kujtoj,s’them gjë për ty,
sa herë prek një lule shqerrë.
Krejt pa pritur lind në sy,
një lëndinë me gji plot verë.





















