Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar gjendjen e rënduar në Nishtullë, ku thekson se prej rreth pesë vitesh situata vijon të përkeqësohet.
Në një mesazhin e tij, qytetari shprehet se janë hedhur mbetje të ndryshme në zonë dhe se situata është kthyer në një problem serioz për banorët.“Kjo situatë është bërë e pamundur për të vazhduar kështu, po na mbyt me këtë tym”, shkruan qytetari, duke iu referuar edhe djegies së mbetjeve.
Sipas tij, Bashkia Durrës ka vendosur një kamera në zonë, por qytetari pretendon se ajo nuk ka sjellë masa konkrete për ndalimin e problematikës.
“Askush nuk arrestohet, policia paguhet, prandaj askush nuk merr masa”, vijon mesazhi.Banori u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës dhe kërkon që qytetarët të mos qëndrojnë indiferentë ndaj problemit.






















