“Furtunë” në Vlorë/ Moti i keq rrëzon shtyllën e tensionit të lartë, Radhima dhe Orikumi mbeten pa energji! Bashkia jep alarmin: Bëni kujdes (VIDEO+FOTO)

150
Sigal

Moti i keq ka përfshirë në orët e fundit të gjithë vendin ndërsa situata është më shumë shqetësuese në qytetin e Vlorës.

Ky qytet që prej mbrëmjes së djeshme është “goditur” nga erëra të forta që ka sjellë edhe probleme.

Mësohet se për shkak të erës së fortë është dëmtuar dhe rrëzuar shtylla e tensionit të lartë që furnizon me energji Pashalimanin.

Po ashtu janë rrëzuar edhe antenat e një kompanie celulare.

Si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji Radhima dhe Orikumi. Ndërsa bashkia njofton që të bëhet kujdes.

Pritet ndërhyrja e OSHEE-së për rregullimin e shtyllës të tensionit.

Njoftimi i bashkisë Vlorë:

Të nderuar qytetarë!
Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.
Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.
Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!